Përralla e Dalic, lojtari i ndeshjes dhe arritja historike e Kroacisë

Botërori 2018

Përralla e Dalic, lojtari i ndeshjes dhe arritja historike e Kroacisë

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 10:14
Zlatko Dalic dhe Luka Modric

Kroacia ka siguruar finalen e Kupës së Botës pasi ka mundur 2-1 Anglinë në kohën shtesë me përmbysje.

Teksa lojtarët do të marrin pjesën më të madhe të lëvdatave, Zlatko Dalic, trajneri i bardhekuqve, meriton një përmendje të veçantë.

I marrë për dy ndeshjet e fundit kualifikuese, ai ka shkuar nga rreziku për të mos u kualifikuar në Botëror te finalja e kompeticionit. Një përrallë e vërtetë për të.

Ndërkohë, Kroacia është bërë kombi më i vogël që arrin në një finale të Kupës së Botës që nga Uruguai në 1950-ën, ashtu si edhe kombëtarja me pozicionin më të ulët në renditjen e FIFA-s (20). Më një popullsi prej 4.000.000 banorësh, arritja e kroatëve është me të vërtetë e jashtëzakonshme.

Heroi i ndeshjes kundër Anglisë ka qenë Ivan Perisic, cili është shpallur edhe lojtari më i mirë i takimit. Gjithsesi, ylli i Kroacisë mbetet Luka Modric, duke bërë mirë gjërat e thjeshta dhe duke e shikuar ndeshjen me një shpejtësi më të madhe se të tjerët.

Të dielën e ardhshme, kroatët do të përballen në finalen e madhe kundër Francës me synimin për t’i dhënë kësaj përralle një fund të bukur.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat