Heroi i Anglisë: E lëshuam ndeshjen shumë herët - Bota Sot
Heroi i Anglisë: E lëshuam ndeshjen shumë herët

Botërori 2018

E shtunë, 17 nëntor 2018

Heroi i Anglisë: E lëshuam ndeshjen shumë herët

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 11:40
Portieri Pikford

Anglia u eliminua nga Kroacia në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, duke u mundur me rezultatin 2-1 (1-1 koha e rregullt).

Megjithëse ishullorët kaluan të parët në avantazh që në fillim të ndeshjes me anë të një supergoli, kroatët arritën të barazonin e madje të përmbysnin shifrat.

Protagonist në këtë rrugëtim të Anglisë, shpesh herë ka qenë portier Pikford, i cili me pritjet e tij ka mbajtur para skuadrën e “tre luanëve”.

Në prononcim pas ndeshjes, Pikford tregon edhe arsyet se pse Anglia u eliminua nga Kupa e Botës.

“Ishte një eksperiencë e bukur për ne dhe donim shumë ta fitonim por ndonjëherë gjërat nuk ecin si i mendojmë. Ndoshta këtë ndeshje e lëshuam lojën shumë herët. Pasi shënuam gol, nuk u kujdesëm më shumë dhe humbëm disa raste të pastra për gol.

Këto gjëra të penalizojnë në futboll, sidomos kur përballë ke një skuadër si Kroacia. Mendoj se kjo është edhe arsyeja që na penalizmi neve”, u shpreh Pikford për mediat.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test