Zbulohet e vërteta – “kroati” që mori flamurin shqiptar është serb - Bota Sot
Zbulohet e vërteta – “kroati” që mori flamurin shqiptar është serb

Botërori 2018

E mërkurë, 21 nëntor 2018

Zbulohet e vërteta – “kroati” që mori flamurin shqiptar është serb

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 12:05
Personi me fanellë kroate, nuk është kroat, është serb dhe jeton në Zvicër.

Gjatë ditës së djeshme në të pothuajse të gjitha mediat e rajonit, u shpërnda video në të cilën shihet një person me fanellë kroate, duke e hequr flamurin kombëtar prej dorës së një personit. Por, tani u zbulua se personi me fanellë kroate, nuk është kroat, është serb dhe jeton në Zvicër.

Në atë video shihet se si ai ia rrëmben nga dora flamurin kombëtar shqiptar një personi me makinë gjatë festimeve të triumfit të Kroacisë ndaj Rusisë në Kupën e Botës.

Por, tani mediat nxjerrin identitetin e tij të vërtetë.

Ai quhet Sasha Tomic, dhe është nga Serbia. Kjo vërtetohet edhe përmes këtyre fotografive, ku ai shihet i veshur me fanellë të shtetit të Serbisë. Gjithashtu, në instagramin e tij e ka të shkruar se është nga Serbia.

Mbrëmë Kroacia triumfoi në gjysmëfinale kundër Anglisë me rezultat 2:1, derisa të dielën do të ballafaqohet në Finale me Francën.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test