Kroacia dhe Franca janë dy ekipet që do të luajnë në finalen e madhe të Botërorit.
Të martën dhe të mërkurën janë zhvilluar dy ndeshjet gjysmëfinale të Kampionatit Botëror, ku Franca fillimisht mposhti Belgjikën, e më pas Kroacia fitoi ndaj Anglisë.
Faqja “Sofascore”, që merret edhe me statistikat e futbollistëve, ka përzgjedhur formacionin më të mirë nga këto dy ndeshje.
Franca dhe Kroacia kanë nga katër futbollistë në këtë formacion, derisa Ivan Perisiç është shpallur lojtari më i mirë i këtyre ndeshjeve me notën 8.9.