Giroud: Do ta fitojmë finalen e Botërorit - Bota Sot
Giroud: Do ta fitojmë finalen e Botërorit

Botërori 2018

E hënë, 15 tetor 2018

Giroud: Do ta fitojmë finalen e Botërorit

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 12:36
Giroud: Do ta fitojmë finalen e Botërorit

Olivier Giroud beson te mentaliteti dhe sipas tij, kjo është arsyeja pse ky ekip i Francës është i ndryshëm nga ai që humbi finalen e Kampionatit Europian ndaj Portugalisë, në vitin 2016. Giroud, 31 vjeç, do ta udhëheqë sërish sulmin e “gjelave” në finalen e Botërorit të kësaj vere, ndaj Kroacisë, duke nisur si titullar çdo sfidë të këtij turne, përveç të parës.

“Les Bleus” janë favoritët për të fituar trofeun, pas fitoreve mbresëlënëse kundër Argjentinës, Uruguajit dhe Belgjikës. Për pasojë, Giroud thotë se Franca nuk do të lejojë një mundësi tjetër për t’i ikur nga duart, si në shtëpi, para dy vitesh. “Tani është situatë ndryshe. Pas gjysmëfinales së Europianit të kaluar, kur fituam kundër Gjermanisë, ne ishim pak euforikë, ndërsa kundër Belgjikës ishte ndryshe, – tha ai.

– Nuk është e njëjta ndjenjë. Ne e dimë që ende kemi një lojë për të fituar. Ka fokus dhe përqëndrim të vërtetë për ta përfunduar me sukses punën, prandaj është ndryshe. Kemi bërë një rrugë të gjatë për të arritur deri këtu dhe tani nuk duam ta humbim këtë mundësi. Ju nuk mund ta fitoni një Kupë Bote vetëm për talentin.

Vetëm talentet nuk janë të mjaftueshme. Keni nevojë për efikasitet. Forca mendore është 70 përqind e punës. Nëse jeni gati të punoni për bashkëlojtarët tuaj dhe njëri-tjetrin me përkushtim, atëherë çdo gjë mund të ndodhë”.

Sulmuesi i Chelsea ende duhet të shënojë në Rusi, por e di se roli i tij është pjesë e një tabloje më të madhe në krijimin e bilancit dhe rrjedhshmërinë e ekipit. “Kundër Belgjikës kam humbur efikasitetin, më mungoi fati dhe diçka për të shënuar, por shpresoj se mund ta kem atë për finalen, – shtoi francezi. – Ndjehem sikur jap gjithçka për ekipin dhe, nëse një gol duhet të vijë, atëherë e mirëpres të dielën. Por, nëse jemi kampionë botërorë dhe nuk shënoj, jam në rregull me këtë”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test