Të gjithë në këmbë, pra në pesë kontinente, në pritje të finales së madhe të Kampionatit Botëror – “Rusia 2018” në futboll. Një shqiptar është ftuar me ftesë speciale në finalen e madhe! Federata e Futbollit të Kroacisë ka ftuar me ftesë speciale ish futbollistin e mirënjohur të Kosovës, Ardian Kozniku.
Ardian Kozniku
Ndryshe, Kozniku është shqiptari i parë që shijoi medaljen e Kampionatit Botëror përkatësisht me Kroacinë në vitin 1998, ku fituan medaljen e bronztën.
Merret vesh se Kozniku me shumë yje nga Kroacia kanë aterruar me aeroplan çarter në drejtim të Moskës, për të parë finalen e madhe mes Francës dhe Kroacisë, që luhet sot në orën 17.00.