Griezmann: Sot do të fle unë me Kupën e Botës - Bota Sot
Griezmann: Sot do të fle unë me Kupën e Botës

Botërori 2018

Griezmann: Sot do të fle unë me Kupën e Botës

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 19:25
Antoine Griezmann

Antoine Griezmann është shpallur Lojtari i Ndeshjes teksa Franca ka mposhtur Kroacinë me rezultatin 4-2 në finalen e Kupës së Botës 2018.

Ishte një ndeshje fantastike në Luzhniki, dhe sulmuesi i Atletico Madrid ka treguar edhe njëherë pse konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë në botë.

Ka qenë ai që ka provokuar autogolin e Mandzukic, si dhe ka shënuar nga pika e bardhë po në pjesën e parë. Pas ndeshjes, ai e ka pasur shumë të vështirë të gjejë fjalët për të përshkruar triumfin më të madh të karrierës së tij.

“Nuk e di ku jam. Por di të them që jam shumë i lumtur,” shprehet Griezmann.

“Bëmë një lojë shumë të mirë. U rritëm hap pas hapi dhe arritëm kulmin në pjesën e dytë.

“Kemi punuar fort, dhe në fund kemi triumfuar. Jam shumë i lumtur që do të kthehemi me trofeun në Francë.

“Sot do të fle unë me Kupën e Botës", ishin fjalët e tij.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...