Putini turpërohet në finale të Botërorit - Bota Sot
Putini turpërohet në finale të Botërorit

Botërori 2018

Putini turpërohet në finale të Botërorit

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 20:09
Grupi protestues Pussy Riot, e kanë turpëruar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, duke e ndërprerë ndeshjen për pak minuta teksa lideri rus po shikonte nga tribunat.

Grupi protestues Pussy Riot, e ka marrë përgjegjësinë për pushtimin e fushës në fillim të pjesës së dytë në finale të Kupës së Botës të dielën në Moskë.

Ato e kanë turpëruar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, duke e ndërprerë ndeshjen për pak minuta teksa lideri rus po shikonte nga tribunat. Ato shpesh kanë qenë pjesë e protestave kundër Putinit në të kaluarën.

“Momentalisht, i kemi pesë anëtare të Pussy Riot në fushë”, shkroi ky grup në Facebook. Më vonë, një anëtare e grupit, Ogla Kurachyova, tha për Reuters se ajo ishte njëra prej katër vajzave që u futen në fushë me vrap. Ajo ka theksuar se është duke u mbajtur në një stacion policor në Moskë.

Ky grup ka thënë se pushtimi i fushës ka qenë protestë me disa kërkesa, përfshirë lirimin e të burgosurve politikë. Mos burgosjen e njerëzve për pëlqime në rrjetet sociale. Të ndalen arrestimet ilegale në tubime politike. Të lejohet gara politike në Rusi. Të mos fabrikohen rastet kriminale dhe të mos arrestohen njerëzit pa arsyeje.

Pussy Riot fitoi famë të keqe pas një proteste brenda katedrales më të madhe të Moskës më 2012, për të cilën u arrestuan dhe burgosen tri pjesëmarrëse. Që prej atëherë, tri gra që u gjykuan janë ndarë, me dy nga të cilat – Nadezhda Tolokonnikova dhe Maria Alyokhina – që ende shfaqen ndaras duke e përdorur emrin Pussy Riot. Nuk dihet nëse ndonjëra nga to ka qenë e përfshirë në incidentin e sotëm.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...