Perisic si Materazzi, statistika unike që bashkon dy zikaltërit - Bota Sot
Perisic si Materazzi, statistika unike që bashkon dy zikaltërit

Botërori 2018

E martë, 23 tetor 2018

Perisic si Materazzi, statistika unike që bashkon dy zikaltërit

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 20:54
Perisic dhe Materazzi

Ekziston një fije e kuqe që bashkon fatet e Marco Materazzi dhe Ivan Perisic? E pamundur, por është me siguri një statistikë kurioze, që është theksuar gjatë trasmetimit live nga “OptaPaolo”, të finales së Kupës së Botës, që bashkon dy futbollistët. Ekzaktësisht sikurse Matrix në finalen e Kupës së Botës të vitit 2006, edhe kroati i Inter është bërë protagonist i një goli, atij të barazimit provizor 1-1 në të 28’, për të shaktuar më pas një penallti, për prekje të topit me dorë në të 34’.

Për të shtuar porporcionet e koinçidencës është edhe fakti që si Materazzi, që asaj kohe militonte te Inter, edhe Perisic, në finalen e Kupës së Botës ishin protagonistë në përballjen ndaj Francës. Diferenca e vetme mes dy zikaltërve? Vetëm finalisti i Kupës së Botës së vitit 2006 doli fitimitar…

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test