Momenti emocionues kur presidentja e Kroacisë nuk i mbajti lotët teksa përqafoi Modricin - Bota Sot
Momenti emocionues kur presidentja e Kroacisë nuk i mbajti lotët teksa përqafoi Modricin

Botërori 2018

Momenti emocionues kur presidentja e Kroacisë nuk i mbajti lotët teksa përqafoi Modricin

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 22:02
Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic duke u pershendetur me Modric

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic, ka qenë një prej shembujve më të mirë për politikanët gjatë Kampionatit të sivjetmë Botëror.

Përveçse një tifoze e flaktë e përfaqësuese së saj, ajo vazhdimisht është paraqitur me simbole kombëtare në tribuna duke anashkaluar protokollet e veshjeve serioze.

Kjo ka bërë që 50-vjeçarja të fitojë simpatinë e tifozëve të futbollit nga e gjithë.

Image

Kombëtarja e Kroacisë nuk arriti që ta fitonte Kupën e Botës, pasi në finale të Kampionatit Botëror, ‘Rusia 2018’, pësoi me rezultat 4-2.

E pranishme në Luzhniki Stadium ishte edhe Kolinda, e cila u kujdes për t’i ngushëlluar lojtarët e Kroacisë.

Megjithatë, në momentin e përqafimit të kapitenit Luka Modric, edhe ajo kishte nevojë për një ngushëllim, duke qenë se nuk arriti t’i mbante lotët.

Ndryshe, Modric u shpall lojtari më i mirë i Kampionatit Botëror duke e fituar çmimin ‘Topi i Artë’. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...