Sekreti i penalltisë, Griezmann: Doja të imitoja Zidane, por… - Bota Sot
Sekreti i penalltisë, Griezmann: Doja të imitoja Zidane, por…

Botërori 2018

E shtunë, 20 tetor 2018

Sekreti i penalltisë, Griezmann: Doja të imitoja Zidane, por…

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 23:49
Antoine Griezmann

Antoine Griezmann ishte të dielën e 15 korrikut, një prej protagonistëve më madhështor të finales së Kupës së Botës “Rusi0 2018”, në një ndeshje të fituar nga Franca me rezultatin 4-2, përballë Kroacisë, suprizës më të bukur të këtij turneu. Ylli i Atletico Madrid ishte autor i golit të dytë për “Gjelat”, por gjithashtu edhe protagonisti që pasi ekzekutoi në mënyrë fantastike atë goditje dënimi, detyroi Mandzukic të devijonte topin në portën e tij, në momentin e golit të parë.

Protagonist kryesor në dy nga katër golat e shënuar nga Franca, Griezmann u vlerësua me të drejtë me çmimin “Futbollisti më i Vlefshëm i Ndeshjesh”. Në fjalën e tij pas triumfit, Griezmann, tregoi një sekret të vogël në lidhje me momentin e ekzekutimit të penalltisë, në realizimin e golit të dytë për Francën. “Për një moment hezitova dhe mendova të ekzekutoja penalltinë në stilin “Panenka”, si Zidane, por në fund preferova të hap këmbën dhe të godas topin në njërin krah të portës. Jam shumë i lumtur. Ishte një ndeshje shumë e vështirë”, deklaroi Griezmann.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test