Presidentja kroate e futi në teshatore Vlladimir Putinin... - Bota Sot
Presidentja kroate e futi në teshatore Vlladimir Putinin...

Botërori 2018

E enjte, 18 tetor 2018

Presidentja kroate e futi në teshatore Vlladimir Putinin...

Nga: Kemajl Goca Më: 16 korrik 2018 Në ora: 11:53
Presidentja kroate e futi në teshatore Vlladimir Putinin...

Disa nga mediat serbe vazhdojnë të merren ende me presidenten kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç, e cila ka qenë jashtëzakonisht mbështetëse e fuqishme e kombëtares së Kroacisë në Kampionatin Botëror – “Rusia 2018”. Kitaroviç me futbollistët kroatë festuan medaljen e argjendtë apo që u stolisen me epitetin e nënkampionit të botës.

Image

Putin, KItaroviç e Infantino

 “Presidentja e Kroacisë e vazhdoi shoun e saj dhe pas mbarimit te ceremonisë ashtu e lagur nga shiu e dërgoi në teshatore të kombëtares së Kroacisë edhe presidentin rus Vlladimir Putin”, shkruan mes të tjera një farë ‘Kuriri’.

Image

Putin mesin e kroatëve

 Futja e Putinit në teshatore të kombëtares së Kroacisë, përshëndetja me lojtarët kroatë dhe dalja në foto me ta, duket se Serbisë ia ka ngritur shumë tensionin!  

Image

Modriç e Kitaroviç

Presidentja kroate dëshmoi fuqinë e saj, të një presidente burrneshë, duke qëndruar në çdo çast pranë kombëtares kroate që i bëri krenarë gjithë kombin e saj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test