Ganimetja nga Varazhdini: Kosova është dashuria e parë, Kroacia atdheu i dytë - Bota Sot
Ganimetja nga Varazhdini: Kosova është dashuria e parë, Kroacia atdheu i dytë

Botërori 2018

E enjte, 15 nëntor 2018

Ganimetja nga Varazhdini: Kosova është dashuria e parë, Kroacia atdheu i dytë

Nga: Kemajl Goca Më: 17 korrik 2018 Në ora: 13:45
Ganimetja me bashkëshortin

Ganimete Lekaj, me prejardhje nga Kosova, me bashkëshortin e saj ka kremtuar suksesin e madh të kombëtares së Kroacisë në futboll. Kroatët janë nënkampionë të botës, të cilët në finale u mundën me rezultat 4:2 nga Franca.  

Image

Ganimetja me Kriastianin

“Si jam unë nga Kosova, që jetoj në Varazhdin, Kroacinë e përjetojmë si atdheun e dytë, ngase me të vërtet është ashtu....Kosova është dashuria e parë dhe vdes me të, ama ekziston edhe dashuria e dytë që  domethënë se nuk ja humb shkëlqimin dashurisë së parë...

Image

Përkundrazi, Kroacia është atdheu i dytë dhe e përjetojmë me gjithë qenie.

Gjithë kampionatin e kemi përjetuar me shumë emocione dhe zemra ka rrahur për Kroacinë, a në atë zemër gjithmonë ka qenë Kosova dhe shqiponja jonë me dy krena”, thotë Ganimetja për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test