Një 90-vjeçar -sportisti i parë në botë që del pozitiv...

Çiklizëm

Një 90-vjeçar -sportisti i parë në botë që del pozitiv...

Më: 6 janar 2019 Në ora: 13:43
Carl Grove

Është 90 vjeç dhe më 11 korrik të vitit të kaluar fitoi titullin kampion të Amerikës për këtë kategori moshe në garat e zhvilluara në Pensilvani, duke vendosur edhe rekord botëror. Ky është çiklisti Carl Grove, që tashmë e sheh veten në telashe, por duke vendosur një “rekord” të ri. Ai bëhet sportisti i parë në botë që del pozitiv në këtë moshë.

Gjatë një testi antidoping të zhvilluar nga Usada (antidopingu amerikan), Grove ka dalë pozitiv me një anabolizues (hormonin e rritjes). 90-vjeçari nuk është pezulluar nga aktiviteti, pasi Usada ka marrë parasysh justifikimin e tij, se kishte ngrënë mish që përmbante substanca të ndaluara para garës, që ka sjellë këtë pozitivitet.

Por Grove ka marrë një letër, që e paralajmëronte të ishte më i kujdesshëm në të ardhmen, ku shkruhej gjithashtu se ai humbiste rekordin botëror të kategorisë së tij, të cilin e kishte vendosur në korrik. Carl grove ka bërë një test antridoping një ditë para garës, më 10 korrik dhe kishte dalë negativ, por më pas, gjatë hetimeve, është zbuluar se 90-vjeçari ka patur në dietën e tij ushqimore substancën e ndaluar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat