Çiklizëm, 67-vjeçari lë pas të gjithë në “Shtegun e gjelbër” - Bota Sot
Çiklizëm, 67-vjeçari lë pas të gjithë në “Shtegun e gjelbër”

Çiklizëm

Çiklizëm, 67-vjeçari lë pas të gjithë në “Shtegun e gjelbër”

Më: 21 janar 2019 Në ora: 07:04
Agron Kasapi

Një maratonë me biçikleta në “Shtegun e gjelbër”, ku harta e trajektores së garës u zbulua vetëm disa minuta para nisjes.

Distanca 65 km nga Tirana në Golem u përshkua nga 150 çiklistë.

Veç terrenit të vështirë, në mes të janarit, balta në rrotat e biçikletave ndërlikonte vëmendjen e gjetjes se drejtimit të duhur të rrugës.

Pavarësisht ditës së lodhshme, në fund do të kishte fitues dhe 67-vjeçari Agron Kasapi ishte një prej tyre.

“Jam marr të gjithë jetën me biçikletat, me çiklizëm. Meqenëse jam moshë e madhe, 67 vjeç, arrij që ta thyej pasionin duke marrë pjesë në gara shumë të fuqishme. Habitet e gjithë rinia si ka mundësi që ky Goni ecka kaq shumë. Edhe, si ta them, frymëzohen”, tha Agron Kasapi, çiklist.

“Gjiganti” Goni, siç i thonë, fitoi vendin e parë dhe kjo falë 2-3 orëve stërvitje që bën çdo ditë.

“Sekreti është se unë isha i përgatitur, të tjerët kishin më pak stërvitje”, tha Agron Kasapi.

Një ditë pas garës, Goni duhet me patjetër të kontrollojë biçikletën në “servis”, që në Tiranë njihet si “Doctor Bike”. “Për momentin do t’i bëjmë kavot, do të shohim se mos i gjejmë një amortizator më të mirë…”, tha Goni.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...