Rikthehet Red Bull X-Fighters

Çiklizëm

Rikthehet Red Bull X-Fighters

Më: 15 mars 2019 Në ora: 00:05
Red Bull X-Fighters

11 vjet më pas Red Bull sjell në Tiranë spektaklin e X-Fighters.

Bëhet fjalë për shfaqet spektakolare, tejet të rrezikshme, por me maksimumin e adrenalinës që mund të dhurojnë këta sportistë me motorët e tyre.

Këtë të diel në Sheshin Nënë Tereza si pjesë e festimeve për ditën e verës, do të performojnë 3 nga pilotët më zë të momentit Martin Koren, Julian Van Stippen dhe Ales Liemann.

Van Stippen ka nisur të ushtrohet mbi këta motorë që 6 vjeç. Pasioni është e përbashkëta për të tre këta sportistë. Aq sa Ales Liemann vazhdon të ushtrojë pas aksidenteve që i kanë kushtuar 32 kocka të thyera.

Në show që do të zgjasë 1 orë e 30 minuta, këta pilotë do të performojnë duke ekzekutuar në ajër figura nga më të rrezikshmet si “rrotullime së prapthi”, “putha e vdekjes” e shumë të tjera.

Një show që nuk duhet humbur për faktin se të tre do të konkurrojnë mes tyre në një minigarë për ekzekutimin e figurave më të vështira.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat