Zhupa triumfon në etapën e fundit - Bota Sot
Zhupa triumfon në etapën e fundit

Çiklizëm

Zhupa triumfon në etapën e fundit

Më: 24 maj 2019 Në ora: 17:38

Turi i 76-të Çiklistik i Shqipërisë u mbyll ashtu sikurse edhe nisi, me një triumf kuqezi. Çiklisti i kombëtares shqiptare Eugert Zhupa fitoi sot etapën e 5-të dhe të fundit, atë Vlorë-Sarandë, duke mbërritur i pari në vijën e finishit (4h22’15”). Ai la pas italianët Sartori e Bertone, që bashkë më grupin e madh të çiklistëve mbërritën pas 11 sekondash.

Gjithsesi, fitues i edicionit nr.76 të Turit Çiklistik u shpall çiklisti italian Filippo Fiorelli i skuadrës, Gragnano Sporting Club, që mban të veshur fanellën e verdhë të liderit. Pas 5 etapash, ai dha kohën e përgjithshme 20h13’44”. Në vendin e dytë, me 7 sekonda më shumë, u klasifikua holandezi Etienne Van Empel e pas tij austriaku Sebastian Schonberger, të dy të skuadrës Neri Sottoli Selle.

Çiklisti më i mirë shqiptar në këtë turne është Ylber Sefa, fitues i etapës së parë. Gjithsesi, kjo nuk mjaftoi që ai të fitojë turneun edhe pse e mbajti të veshur fanellën e verdhë për 3 etapa. Sefa e mbylli në vendin e 10-të, me +5’14” nga fituesi. Etapën e sotme e përfunduan 58 çiklistë (nga 59 në start). Për sa i përket renditjes së përgjithshme ekipore, Shqipëria u rendit e pesta, ndërkohë që triumfoi ekipi i Neri Sottoli Selle Italia KTM.

Itinerari i Turit të 76-të Çiklistik

Etapa I, Shkodër-Reps-Shkodër, 193km

1-Ylber Sefa, Shqipëria, 3h37’09”

Etapa II, Shkodër-Elbasan, 183km

1-Samuele Zambelli, Iseo Serrature, 4h29’43”

Etapa III, Elbasan-Vlorë, 177km

1-Moreno Marchetti, Neri Sottoli Selle, 4h29’43”

Etapa IV, Vlorë-Sarandë, 123km

1-Filippo Fiorelli, Gragnano Sporting Club, 3h16’05”

Etapa V, Sarandë-Fier, 162km

1-Eugert Zhupa, Shqipwria, 4h22’15”

2-Mirco Sartori, Iseo Serrature, +11”

3-Filippo Bertone, Iseo Serrature, +11”

Renditja e përgjithshme

1-Filippo Fiorelli, Gragnano Sporting Club, 20h13’44”

2-Etienne Van Empel, Neri Sottoli Selle, +7”

3-Sebastian Schonberger, Neri Sottoli Selle, +9

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...