E vetmja çikliste profesioniste, Rudina Baku stërvitet me ekipin e djemve - Bota Sot
E vetmja çikliste profesioniste, Rudina Baku stërvitet me ekipin e djemve

Çiklizëm

E vetmja çikliste profesioniste, Rudina Baku stërvitet me ekipin e djemve

Më: 27 maj 2019 Në ora: 18:42
Rudina Baku

Rudina Baku nga Tirana është e veçante sepse ka mbetur e vetmja çikliste profesioniste femër në Shqipëri. Pedalimin e ka filluar që në fëmijëri, por prej një viti tashmë ka marrë statusin e çiklistes garuese.

“Çiklizmi është një sport që të fal shumë liri, të fal kontakt me natyrën ajrin dhe kjo gjë të ndihmon të eliminosh gjendjen negative, apo dhe stresin”, shprehet ajo.

Distanca më e gjatë që ka përshkruar 22-vjeçarja ka qenë 160 kilometra të cilën e bëri për 4 orë e 40 minuta..

“Kam marrë pjesë në disa gara. Gara ime e parë ka qenë kampionati shqiptarë i çiklizmi ku pata dhe shumë e mocione, më pas në Itali ku ishte një gara me terren tepër të vështirë malor, e më pas në kampionatin botëror në Austri”, tregon Rudina.

Të pedalosh do të thotë liri. Biçikleta të fal adrenalinë, natyra duket sikur ndjek ritmin e pedalimit. Sipas Rudina gjatë kohës që je mbi biçikletë të gjitha shqisat vendosen në funksion të këtij pasioni.

“Dua të them që mund ta përjetosh natyrën me shikim me sy, mund të përjetosh ajrin në fytyrë, mund të nuhasësh aromën e bimëve dhe mbi të gjitha sheh shpirtin tënd”, shprehet ajo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...