Nis Tour de France - tri javë, dashuri, emocione e pasion të çiklizmit

Çiklizëm

Nis Tour de France - tri javë, dashuri, emocione e pasion të çiklizmit

Nga: Fazli Berisha Më: 5 korrik 2019 Në ora: 18:15
Pamje nga një garë

Çiklizëm: Tour de France-edicioni i 106-të-etapa e parë
Sfida më e madhe e më me nam e çiklizmit botëror, Tour de France fillon të shtunën, më 6 korrik, në Grote Markt në Bruksel. Grand Départ i dytë që nis nga  kryeqyteti i Belgjikës për të kujtuar 50 vjetorin e fitores së parë të Eddy Merckx në La Grande Boucle.

Image

Rrugëtimi i gjatë 3.460 kilometra i gjatë për 176 çiklistë nis në La Planche des Belles Filles, Tourmalet dhe Prat d'Albis, dhe  nëpër shtigje tjera, përpara se të përfundojë garën në Champs-Élysées në Paris më 28 korrik.

Edicioni i 106-të i Tour de France do të përbëhet nga 21 faza dhe do të mbulojë një distancë prej 3.460 kilometrash. Sa i përket shtigjeve dhe etapave do të jenë 8 etapa të sheshta, 4 faza kodrinore, 7 etapa malore 2  kohë individuale (TTT). 

Rikujtues për adhuruesit
Çka paraqet fanella e verdhë? Fanella e verdhë shënon garuesin në renditjen e përgjithshme, e cila shërben shikuesve që gjatë garës të njohin çiklistin që kryeson garën dhe favoritin për ta fituar garën. Thuhet se zgjedhja ngjyrës nuk ka qenë e diktuar nga askush as nga sponsorët (sikur në Giro d' Italia). Legjendathotë se fanella me ngjyrë të verdhë ishte e vetmja ngjyrë e stofit që u gjend në ato momente në treg (dyqan). 

Po fanella e gjelbër?
Përveç fanellës së verdhë garuesit në Tour de France luftojnë edhe për fanellën e gjelbër, të cilën e bartë sprinteri më i mirë.
Fanellën e bardhë me pikatë kuqe e bartë çiklisti që më me sukses i kalon shtigjet malore (çiklisti malorist).
Ndërsa, fanellën krejt të bardhë e bartë çiklisti më i mirë i rinë Tour de France. Numrin dhe ngjyrën në çdo garë të çiklizmit e përcakton organizatori, ndaj këto dallohen nga gara në garë. Këto janë shenjat dalluese të Tour de France.
Fanella krejt e kuqe me numrin 1 i jepet çiklistit më agresiv gjatë garës në një etapë. 

Image

Kush janë favoritët për këtë edicion?
Tour de France është gjithmonë joshëse dhe sfidë për secili çiklist. Fituesit i viti të kaluar Thomas Geraint do të mëtojë të fitojë për herë të dytë këtë garë që është më prestigjiozja në çiklizmin botëror. Por është shoku i tij i skuadrës Chris Froome, që ka fituar katër herë Tour de France që mëton ta fitojë përherë të pestë duke u barazuar me Miguel Indurain, Bernard Hinault, Eddy Mercx dhe Jacques Anqueti. As sesi nuk mund të përjashtohet as amerikani Adam Yattes, francezi Thibaut Pinot si dhe Jakob Fuglsang e ndonjë tjetër që mund të gjendet në formë të mirë. Favorit llogaritej edhe Thomas Dumoulin por ai u lënduar gjatë garës Giro D Italia dhe nuk do të marrë pjesë në Tour de France këtë vit.   

Etapa Faza e parë e Turneu i Francës 2019  fillon në qendër të Brukselit, i quajtur Grand Place ose Grote Markt. Brukseli i quajtur edhe kryeqyteti i Evropës, është qyteti i dytë më kozmopolit në botë me 179 nacionalitete të ndryshme dhe më shumë se 100 gjuhë të folura. I vetmi rajon dygjuhësor në Belgjikë.

Image

Më shumë se 100 disiplina sportive dhe vendi ku u lindën shumë yje të sportit veçmas të futbollit si Vincent Kompany, Eden Hazard e çiklisti Eddy Merckx.  Gara fillon përmes Wall të Geraardsbergen dhe Bosberg - dy markave flamande Classics - për t'u kthyer në Bruksel nëpërmjet Charleroi, Villers-la-Ville dhe Sint-Pieters-Woluwe. Është një moment i veçantë kur La Grande Boucle kalon nëpër Sint-Pieters-Woluwe, pasi Eddy Merckx e kaloi rininë këtu. Në vitin 1969, kanibaliti mori edhe njerëzit e tij të parë në vendin ku ai kalon vitet e tij të hershme. 

Etapa  është në gjatësi prej 194.5 kilometra.

Orari dhe etapat
1.  6 korrik    Brussels – Brussels    194.5    ( e sheshtë)
2.  7 korrik     Brussels – Brussels    27.6    TTT
3.  8 korrik      Binche – Épernay    215    (kodrinore)
4.  9 korrik     Reims – Nancy    213.5    (e sheshtë)
5.  10 korrik   Saint-Dié-des-Vosges – Colmar    175.5    (kodrinore)
6. 11 korrik    Mulhouse – La Planche des Belle Filles    160.5    (malore)
7. 12 korrik    Belfort – Chalon-sur-Saône    230    (e sheshtë)
8. 13 korrik    Mâcon – Saint-Étienne    200    (kodrinore)
9. 14 korrik    Saint-Étienne – Brioude    170.5    (kodrinore)
10. 15 korrik    Saint-Flour – Albi    217.5    ( e sheshtë)
16 korrik    Ditë pushimi
11. 17 korrik    Albi – Toulouse    167    ( e sheshtë)
12. 18 korrik Toulouse – Bagnères-de-Bigorre    209.5    (malore)
13. 19 korrik    Pau – Pau    27.2    ITT
14. 20 korrik   Tarbes – Tourmalet    117.5    (malore)
15. 21 korrik    Limoux – Foix    185    (malore)
22.  korrik       Ditë pushimi
16. 23 korrik    Nîmes – Nîmes    177    (e sheshtë)
17. 24 korrik    Pont du Gard – Gap    200    (e sheshtë)
18. 25 korrik    Embrun – Valloire    208    (malore)
19. 26 korrik    Saint-Jean-de-Maurienne – Tignes    126.5    (malore)
20. 27 korrik    Albertville – Val Thorens    130    (malore)
21. 28 korrik    Rambouillet – Paris    128    (e sheshtë)

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat