Ngadhënjeu sllovaku Peter Sagan, francezi Allaphilppe vazhdon të kryesojë 

Çiklizëm

Ngadhënjeu sllovaku Peter Sagan, francezi Allaphilppe vazhdon të kryesojë 

Nga: Fazli Berisha Më: 10 korrik 2019 Në ora: 18:51
Ngadhënjeu sllovaku Peter Sagan, francezi Allaphilppe vazhdon të kryesojë 

Çiklizëm: Tour de France-edicioni i 106-të-etapa e 5-të
Me një sprint të paparë në finishin e garës Etapa e 5-të e edicionit të 106-të të Tour de France i takoi çiklistit sllovak Peter Sagan , që njihet edhe si sprinteri më i mirë, i cili triumfoi pasi shtegun Saint-Dié-des-Vosges - Colmar të gjatë 175.7 kilometra  e përshkoi për 4h 02' 33'', duke lënë në pozitën e dytë belgun Wout van Aert dhe në vendin e tertë italianin Matteo Trentin. Pas fitores Sagan u shpreh:”

Image

"Unë vetëm duhet të ngas  me pasion dhe fitorja vjen. Unë duhet të them në sajë të të gjithë shokëve të ekipit tim fitova.

Ata kanë bërë një punë të shkëlqyer dhe më në fund kemi fitoren e Tour de France që ne po kërkonim. Është shumë mirë për ne. Ne kontrolluam gjithë ditën, në pjesën e sheshtë dhe në drejtim të finishit.

Bëra më të mirën. Gjithkush ka nevojë për fat të mirë dhe një ditë të mirë për të fituar”.  Pas etapës së 5-të fanellën e verdhë edhe më tutje e bartë çiklisti francez Julian Alaphilippe  me kohë 18h44'22'', ndërsa fanellën e gjelbër e bartë sllovaku Peret Sagan 144 pikë. Fanellën e bardhë me pika të kuqe me 17 pikë e bartë belgu Tim Wellens , ndërsa fanellën e bardhë si çiklisti më i mirë i ri është çiklisti belg Wout Van Aert me kohë 18h44'26''.

Image

Çiklisti më agresiv i etapë u shpallë çiklisti zviceran Michael Schär Kampioni aktual Thomas Geraint vazhdon të mbetet  në  pozitën e 7-të të Renditjes së përgjithshme. Të enjten çiklistët garojnë për etapën e 6-t në shtegun të parin malor këtë edicion Mulhouse - La Planche des Belles Filles të gjatë 160.5 kilometra.

Image

Garuesit nisën nga qyteti Mulhouse me 113.000 banorë me Ekonomia: Zona e dytë ekonomike në Alsace, fabrika PSA Peugeot-Citroën, Universiteti Haute-Alsace (4 fakultete, 2 Politehnike, Shkolla e Lartë Kombëtare e Kimisë Sud-Alsace. Sport: 23,000 anëtarë të klubit, 150 klube përfshirë ASPTT Mulhouse (volejboll, Ligue A), FC Mulhouse (futboll). Pajisjet: 2 fusha sportive, 50 vende sportive, qendra sportive rajonale, pesë shtigje drejtimi. Vozitje me biçikletë: 110 km dhe shtigjet, 250 e çiklizmit. Çiklistët përfundojnë garën në La Panche me 1010 e me një Ekonomia: PSA (Vesoul, 4,000 punonjës), Parisot (mobilje), Vetoquinol (lider botëror në produktet veterinare), Sweedspan (dega IKEA), Euroserum (pluhur qumështi për fëmijë), airbase 116 në Luxeuil-les-Bains Sport: 5 shtigje skijimi, 50 kilometra ski pista nordike (një qark në Ballon d'Alsace), qarqe dëborë, shpat skive, verë verore dhe dimërore, këmbësorë dhe shtigje hekurudhore. Klubet e çiklizmit në departamentin: Roue d'Or Noidans, Klubi BMX i Champey. Eksluzive: Tour de Haute-Saône, Tour d'Alsace, Cyclosportive 3 Ballons, Grand Huit Vosgien, Ngjitje për Jetën, Trans'Vosges Saônoises (biçikletë malore).

Image

Renditja e etapës së 5-të 

1. Peter Sagan (Bora – Hansgrohe)    04H 02' 33''
2. Wout Van Aert Team Jumbo – Visma 04H 02' 33''
3. Matteo (Trentin Mitchelton – Scott)        04H 02' 33''
4. Sonny Colbrelli (Bahrain – Merida)        04H 02' 33''
5. Greg Van Avermaet (CCC Team)    04H 02' 33''    
6. Julien Simon Cofidis (Solutions Credits)    04H 02' 33''    
7. Michael Matthews (Team Sunweb)    04H 02' 33''
8. Nils Politt (Team Katusha Alpecin)    04H 02' 33''
9. Jasper Stuyven (Trek – Segafredo)    04H 02' 33''
10. Julian Alaphilippe (Deceuninck – Quick)    04H 02' 33''    

Renditja e përgjithshme

1. Julian Alaphilippe (Deceuninck - Quick – Step)    18H 44' 12''
2. Wout Van Aert (Team Jumbo – Visma)    18H 44' 26''
3. Steven Kruijswijk (Team Jumbo – Visma)    18H 44' 37''
4. George Bennett (Team Jumbo – Visma)    18H 44' 37''
5. Michael Matthews (Team Sunweb)    18H 44' 52''    
6. Egan Bernal (Team Ineos)    18H 44' 52''
7. Geraint Thomas (Team Ineos)    18H 44' 57''    
8. Enric Mas (Deceuninck - Quick – Step)    18H 44' 58''    
9. Peter Sagan (Bora – Hansgrohe)    18H 45' 02''
10. Greg Van Avermaet (CCC Team)        18H 45' 03''

Renditja e ekipeve

1. Team Jumbo – Visma        56H 42' 43''
2. Team Sunweb        56H 44' 27''    
3. EF Education Firs    56H 44' 40''    
4. Team Ineos    56H 44' 45''    
5. Groupama – FDJ    56H 44' 51'

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat