Triumf i Thomas De Gendt në etapën e 8-të,  Alaphilippe sërish merr kryesimin

Çiklizëm

Triumf i Thomas De Gendt në etapën e 8-të,  Alaphilippe sërish merr kryesimin

Nga: Fazli Berisha Më: 13 korrik 2019 Në ora: 19:24
Triumf i Thomas De Gendt në etapën e 8-të,  Alaphilippe sërish merr kryesimin

Çiklizëm: Tour de France-edicioni i 106-të-etapa e 8-të
 
Tashmë një e treta e garës së edicionit të 106-të të Tour de France ka përfunduar dhe rivaliteti e gara për titull është shumë e paqartë si kurrë më parë. Asnjë çiklist nuk ka arritur të shkëputet mjaftueshëm dhe  kjo është magjia e Turit të Francës.  

Image

I vetmuar nga 70 kilometrat e fundit në garë çiklisti belg Thomas De Gendt ka  shënuar fitore në etapën e 8-të, i cili shtegun kodrinor  Mâcon  - Saint-Étienne të gjatë 200 kilometra përshkoi për 05h 00' 17', duke lënë në pozitën e 2-të dhe të tretë çiklistët francezë Thibaut  Pinot përkatësisht Julian Alaphilippe, fituesin e fanellës së verdhë.

Pas fitores Gendt u shpreh:” Nga 70 km kam i vetëm mbahen me gaz të plotë deri në ngjitjen e fundit. Grumbulli po afrohej, por më duhej të shkoja solo dhe të qëndroja përpara tyre. Kam pasur ndjenja me të vërtetë të mira gjatë gjithë ditës. Unë pothuajse u rrëzova  në kthesë, por unë u ngrita. Më dhemb shumë, por është e mrekullueshme. Është gjithashtu një mision i kryer për ekipin.

Qëllimi ynë ishte që të vinim në Turne për të fituar një fazë. Unë kam pasur ndjenjë shumë të mirë tashmë për të gjithë Tour dhe kam pasur këmbët e mahnitshme sot ".

Kryesimin pas etapës së 8-të sërish e ma marrë çiklisti  me kohë 34h17' 59'', ndërsa fanellën e gjelbër e bartë sllovaku Peret Sagan 204 pikë. Fanellën e bardhë me pika të kuqe me 43 pikë e bartë  belgu Tim Wellens , ndërsa fanellën e bardhë si çiklisti më i mirë i ri është çiklisti nga Italia Cicceone  me kohë 34h 18' 21''.Çiklisti më agresiv i etapë u shpallë çiklisti belg Thomas De Gendt.  Kampioni aktual Thomas Geraint vazhdon të mbetet në pozitën e 5-të të Renditjes së përgjithshme.

Image

Të dielën  çiklistët garojnë për etapën e 9-të në shtegun kodrinor   Saint-Étienne - Brioude, Çiklistët nisën nga metropoli Saint Etienne me 174.300 banorë dhe me një Ekonomia: 31,000 kompani, qyteti i nëntë më i madh francez për numrin e dosjeve të patentave. Sektorët e përsosmërisë: dizenjimi, prodhimi i ri (pola e parë mekanike e Francës), optika, inxhinieri sipërfaqësore, teknologjitë mjekësore. Universitete (25,000 studentë). Sport: Euro 2016 futbolli, Grand Départ i 2017 Critérium du Dauphiné, kampionati francez i atletikës, vendi pritës për Kampionatin Botëror të Rugby Unionit 2023 dhe Lojërat Olimpike të 2024 në Paris. Klubet: AS Saint-Étienne (Futboll Ligue 1, 10 tituj kampion francez), Espoir Cycliste Saint-Étienne Loire, Saint-Étienne BMX.

Image

Ngjarje Kulturore:  Bienalja e Dizajnit Ndërkombëtar të Saint-Étienne (mars-prill, botimi i 11-të në 2019), Paroles et Musiques (qershor, botimi i 28-të në 2019), Les Sept Collines (qershor-korrik, botimi i 25-të në vitin 2019), Roches Celtiques ), Fête du Livre (panairi i librit, tetor, botimi i 35-të në vitin 2019). Garuesit mbyllin ditë në qytetin Brioude me 7.100 banorë dhe një Ekonomia: 4 zona kryesore: ushqim (djathë dhe Richemonts, salmon Delpeyra, Française de Gastronomie, mish i shëruar), dru (mobilje rrugësh, kornizë tradicionale dhe industriale, mobilje), nënkontraktim i automobilave (Valéo, Snop Semp ...) Brioude Internet, pionier i referencave natyrore, Pob-Run, firma e inxhinierisë kompjuterike).

Image

Renditja e etapës së 8-të. Sport: 60% e popullsisë është e licencuar në një nga 32 klubet sportive. Ngjarje: DH Cup (biçikletë malore në rrëpirë), La Méridienne (Grand Fondo sponsorizuar nga Romain Bardet). Klubi i Çiklizmit: Biking Club Brivadois.

Image

Renditja pas etapës së 8-të

1.  THOMAS DE GENDT    LOTTO SOUDAL        05H 00' 17''
2.  THIBAUT PINOT        GROUPAMA – FDJ        05H 00' 23''
3.  JULIAN ALAPHILIPPE     DECEUNINCK - QUICK -     05H 00' 23''
4.  MICHAEL MATTHEWS        TEAM SUNWEB    05H 00' 43''
5.  PETER SAGAN        BORA - HANSGROHE    05H 00' 43''
6.  MATTEO TRENTIN    MITCHELTON - SCOTT    05H 00' 43''
7.  XANDRO MEURISSE WANTY - GOBERT CYCLING 05H 00' 43''
8.  GREG VAN AVERMAET        CCC TEAM        05H 00' 43''    
9.  EGAN BERNAL    TEAM INEOS                05H 00' 43''    
10.  GERAINT THOMAS    TEAM INEOS            05H 00' 43''

Renditja e përgjithshme

1. JULIAN ALAPHILIPPE    DECEUNINCK - QUICK - STEP    34H 17' 59''
2.  GIULIO CICCONE    TREK - SEGAFREDO        34H 18' 22''
3.  THIBAUT PINOT        GROUPAMA – FDJ            34H 18' 52''
4.  GEORGE BENNETT    TEAM JUMBO – VISMA        34H 19' 09''
5.  GERAINT THOMAS    TEAM INEOS                34H 19' 11''
6.  EGAN BERNAL        TEAM INEOS                34H 19' 15''
7.  STEVEN KRUIJSWIJK    TEAM JUMBO – VISMA        34H 19' 26''
8.  RIGOBERTO URAN    EF EDUCATION FIRST        34H 19' 37''
9.  JAKOB FUGLSANG    ASTANA PRO TEAM        34H 19' 41''    
10.  EMANUEL BUCHMANN    BORA - HANSGROHE    34H 19' 44''

Renditja e ekipeve

1. TREK - SEGAFREDO    103H 29' 48''    
2. MOVISTAR TEAM        103H 31' 27''    
3. GROUPAMA - FDJ    103H 31' 32''
4. UAE TEAM EMIRATES    103H 40' 51''
5. TEAM INEOS        103H 42' 21'

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat