Çiklizëm: Tour de France-edicioni i 106-të-etapa e 9-të
Po vazhdon me një intensitet të shtuar edicioni i 106-të të Tour de France, i cili është jo vetë gara më me nam por dhe më joshëse kundrejt edhe dy garave të mëdha siç janë Giro D Italia dhe Vuelta spanjolle, ndaj edhe rivaliteti është tepër i madh ndërmjet çiklistëve dhe emocional për debutuesit siç është rasti me australianin Jack Haig që u shpreh tejet i kënaqur që është pjesë e Turit.
Në etapën e 9-të, i në shtegun kodrinor Saint-Étienne - Brioude, të gjatë 170.5 kilometra, më i miri ishte çiklisti jug afrikan Daryl Impey, që është etapa e parë në Tour, i cili përshkoi për 04h 03' 12', duke lënë në pozitën e 2-të belgun Tiesj Benoot dhe sllovenin Jan Tratnik në pozitën e tretë.
Kryesimin edhe pas etapës së 9-të e ka çiklisti francez Julian Alaphilippe me kohë 38h 37' 36'', ndërsa fanellën e gjelbër e bartë sllovaku Peret Sagan 204 pikë. Fanellën e bardhë me pika të kuqe me 43 pikë e bartë belgu Tim Wellens , ndërsa fanellën e bardhë si çiklisti më i mirë i ri është çiklisti nga Italia Cicceone me kohë 38h37' 59''.Çiklisti më agresiv i etapës u shpallë çiklisti belg Tiesj Benoot .
Kampioni aktual Thomas Geraint vazhdon të mbetet në pozitën e 5-të të Renditjes së përgjithshme. Të hënën çiklistët garojnë për etapën e 10-të në shtegun e sheshtë Saint-Flour – Albi të gjatë 217.5 kilometra. Çiklistët nisë nga qyteti Saint Flour me 7.130 banorë dhe një Ekonomia: Industria ushqimore, industria e luksit (mallra prej lëkure Fleurus, Vulcacuir).
Sport: 4.000 të licencuar, 30 klube duke përfshirë Vélo Club du Pays de Saint-Flour. Në biçikletë: Grand Tour MTB Saint-Flour Vullkanik Horizons (180 km), Grande Traversée du Massive Qendrore, 3 MTB zonat e etiketuara (650 km, Saint-Flour, Pierrefort dhe Planèze), Romain Bardet Experience.
Ngjarje Kulturore: Parcours Grand, Traversée Blanche, Etape Sanfloraine, La Méridienne, Gjykimi i Cité des Vents. Panairi Vjetor (Qershor), Festivali i Tokave të Larta (Qershor), Festat e Shën Kristinës (Korrik), Festa del Pais (gusht), Bienalja e Artit Bashkëkohor, Trailin e Artit (Korrik-Gusht). Ndërkaq gara mbyllet në qytetin Albi me 51.153 banorë dhe një Ekonomia: qyteti terciar, administratat janë punëdhënësit e parë të qytetit.
Më tërheqëse nën 100,000 qytet në jug të Francës për ekonominë e saj me më shumë se 3,000 kompani. Një grumbullim që përfiton nga dinamika e metropolit të Toulouse.
Grupi St Gobain me VOA Verrerie ouvriere Albigeoise (shishe dhe riciklim), SAFRA (karroca, TGV, metros), Phodé (hulumtimi i nuhatjes), fara RAGT. Sport: 18,500 anëtarë në 155 klube, 88 disiplina. Klubet: SCA Sporting Club Albi Rugby Union, Albi Volejboll, ECLA Atletikë. Ngjarje Kulturore: Grand Prix Albi, maratona Albi (botimi 41), kampionati botëror 24 orë, kampionati francez badminton 2020.
Klubet e çiklizmit: Albi Sport bike, çiklizëm ASPTT dhe CRA (Cyclo Randonneurs Albigeois). Karnaval dhe festivali i madh (Mars), Panairi i Librit të Rinisë (Mars), Festivali i Teatrit ACTHEA (prill), Pastel Nights (Qershor, Ndriçimi i ndërtesave), Festivali i Muzikës Dhune "Tons Voisins" (Korrik), Nocturnes gourmandes (korrik-gusht, provë-koncerte), Albi, Place aux artistes (korrik-gusht, 40 shfaqje të lira), Festivali Urban (shtator, kultura urbane), Salon des antiquaires Festivali (tetor), Les Œillades (nëntor, Festivali i Filmit Francez).
Renditja pas etapës së 9-të
1. Daryl Impey (Mitchelton – Scott) 04H 03' 12''
2. Tiesj Benoot (Lotto Soudal) 04H 03' 12''
3. Jan Tratnik (Bahrain – Merida) 04H 03' 22''
4. Oliver Naesen (G2r La Mondiale) 04H 03' 22''
5. Jasper Stuyven (Trek – Segafredo) 04H 03' 22''
6. Nicolas Roche (Team Sunweb) 04H 03' 26''
7. Marc Soler (Movistar Team) 04H 03' 33''
8. Ivan Garcia (Cortina Bahrain – Merida) 04H 05' 02''
9. Simon Clarke (Ef Education First) 04H 05' 02''
10. Anthony Delaplace (Team Arkea – Samsic) 04H 05' 54''
Renditja e përgjithshme
1. Julian Alaphilippe (Deceuninck - Quick – Step) 38H 37' 36''
2. Giulio Ciccone (Trek – Segafredo) 38H 37' 59''
3. Thibaut Pinot (Groupama – FDJ) 38H 38' 29''
4. George Bennett (Team Jumbo – Visma) 38H 38' 46''
5. Geraint Thomas (Team Ineos) 38H 38' 48''
6. Egan Bernal (Team Ineos) 38H 38' 52''
7. Steven Kruijswijk (Team Jumbo – Visma) 38H 39' 03''
8. Rigoberto Uran (Ef Education First) 38H 39' 14''
9. Jakob Fuglsang (Astana Pro Team) 38H 39' 18''
10. Emanuel Buchmann (Bora – Hansgrohe) 38H 39' 21'''
Renditja e ekipeve
1. Trek – Segafredo 116h 12' 24''
2. Movistar Team 116h 14' 14''
3. Ef Education First 116h 27' 48''
4. Mitchelton - Scott 116h 29' 45''
5. Groupama - FDJ 116h 30' 23'