Anglezi Simon Yates fitoi etapën e 12-të,  Alaphilippe kryeson i sigurtë 

Çiklizëm

Anglezi Simon Yates fitoi etapën e 12-të,  Alaphilippe kryeson i sigurtë 

Nga: Fazli Berisha Më: 18 korrik 2019 Në ora: 18:12
Anglezi Simon Yates fitoi etapën e 12-të,  Alaphilippe kryeson i sigurtë 

Çiklizëm: Tour de France-edicioni i 106-të-etapa e 12-të

Ditë për maloristët ku shtegu ishte deri në 1.569 metra lartësi, ku ishte një sfidë e vërtet. Në shtegun malor të dytin në këtë edicion Toulouse - Bagnères-de-Bigorre të gjatë 209.5 kilometra, më i suksesshmi u tregua çiklisti anglez Simon Yates, pasi shtegun e përshkoi p[r 04h57' 53'', duke lënë në pozitën e 2-të  spanjollin Pello Bilbao dhe austriakun Gregor Mühlberger në pozitën e tretë.

Image

Pas fitores Simon Yates: "Kjo fitore më bën krenar. Nuk isha shumë i bindur në fitore. Nuk e dija se sa të shpejt ishin këta dy pilotë Pello Bilbao dhe Gregor Mühlberger, por drejtori im sportiv më tha të merrja cepin e fundit në pozitën e parë dhe jam i lumtur që arrita. Për të pasur një fazë në të gjitha tre Grand Touret më bën shumë krenar. Kjo ndoshta ishte një mundësi unike për mua këtë vit.

Qëllimi im kryesor është të ndihmoj Adamin në male dhe menduam se nuk do të ishte e nevojshme sot, prandaj mora shkëputjen. Pas fitimit të Daryl Impey, ditën tjetër, ne kemi një Tour fantastik dhe shpresojmë se do të vazhdojmë ".Kryesimin edhe pas etapës së 12-të e ka çiklisti francez Julian Alaphilippe  me kohë 52h26' 09'' ',  ndërsa kampioni aktual Thomas Geraint po e ndjekë në hap në pozitën e dytë me vetëm 01' 12''.  

Ndërsa fanellën e gjelbër e bartë sllovaku Peret Sagan 277 pikë. Fanellën e bardhë me pika të kuqe me 54 pikë e bartë  belgu Tim Wellens , ndërsa fanellën e bardhë si çiklisti më i mirë i ri është çiklisti nga Kolumbia Egan Bernal  me kohë 52h 27' 25. Çiklisti më agresiv i etapës u shpallë çiklisti italian Matteo Trentin.  

Image

Kampioni aktual Thomas Geraint i është ofruar kryesuesit dhe mbase do ta ndjekë në hap me ngecje 01' 12'' .

Të premten  çiklistët garojnë për etapën e 13-të në ITT (kohën individuale) shtegun Pau – Pau  të gjatë 27.2 kilometra. Garuesit nisin dhe mbyllin garën  qytetin Pau me 77.600 banorë dhe një Ekonomi: Qendra e dytë ekonomike në Aquitaine pas Bordeaux, ushtria, universiteti Pau (11,000 studentë), gjeoskencat dhe inxhinieri e naftës, kimia dhe petrokimike, industritë farmaceutike dhe ushqimore. Aeronautika, mekanika, dixhitale, mbarështimi i kuajve, turizmi.

Image

Sport: Seksioni Paloise (rugby, Top 14), Elan béarnais Pau-Lacq-Orthez (basketbolli, Pro A), Pau Canoe-Kayak Club Universitaire. Stadiumi Pau-Pyrénées, stadiumi i pelotës, fermeri kombëtar i Pau-Gelos, qendra e trajnimit në garat e golfit Pau-Sers, golf (fusha më e vjetër e golfit në Evropën kontinentale, e krijuar në 1856). Ngjarje: Courir à Pau (shkurt), Teraga Open (mars, tenis), Ekiden Pau-Gelos (prill), Grand Prix automobilave de Pau (historike), Les Étoiles de Pau (ngjarje tre-ditore). Ngjarje Kulturore: Karnaval karneval (Bearn karnaval, shkurt), Le livre en Béarn (festivali i librit, shkurt), Festival des danses plurielles (valle, mars), Sesioni Urban (Maj), Rendez-vous aux Jardins (kopshtari, Feria (qershor), Un été au ciné (kinema, korrik), Hestiv '' Oc (muzikë dhe kulturë nga Jugu, gusht), Festivali i arteve të artit (rruga e artit, gusht), Un aller-retour dans le noir (romani i krimit), Les Idées mènent le monde (festivali i librit, nëntor), festivali ndërkombëtar i filmit Pau (dhjetor). 

Image

Renditja pas etapës së 12-të

1.  Simon Yates    Mitchelton – Scott        04H 57' 53''-
2.  Pello b.  Lopez de a. Astana pro team    04H 57' 53''
3.  Gregor Mühlberger Bora - Hansgrohe    04H 57' 53''
4.  Tiesj Benoot    Lotto Soudal            04H 59' 21''
5.  Fabio Felline        Trek - Segafredo    04H 59' 21''
6.  Matteo Trentin    Mitchelton - Scott    04H 59' 21''    
7.  Oliver Naesen    Ag2r La Mondiale    04H 59' 21''
8.  Rui costa            uae team emirates    04H 59' 21''    
9.  Simon Clarke        Ef Education First    04H 59' 21''    
10.  Jasper Stuyven    Trek - Segafredo    04H 59' 21''

Renditja e përgjithshme

1.  Julian Alaphilippe    Deceuninck - QUICK - STEP    52H 26' 09''
2.  Geraint Thomas    Team Ineos                52H 27' 21''
3.  Egan Bernal       Team Ineos                52H 27' 25''
4.  Steven Kruijswijk        Team Jumbo - Visma    52H 27' 36''
5.  Emanuel Buchmann        Bora - Hansgrohe    52H 27' 54''
6.  Enric Mas    Deceuninck - Quick – Step        52H 27' 55''    
7.  Adam Yates        Mitchelton – Scott        52H 27' 56''    
8.  NAIRO Quintana    Movistar Team            52H 28' 13''
9.  Daniel Martin        Uae Team Emirates        52H 28' 18''
10. Thibaut Pinot        Groupama - FDJ            52H 28' 42''    

Renditja e ekipeve

1. Trek - Segafredo    157H 27' 18''    
2. Ag2r La Mondiale    157H 36' 37''
3. Movistar Team        157H 37' 40''
4. Bora - Hansgrohe    157H 39' 19''
5. Mitchelton - Scott    157H 40' 05'

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat