Triumfoi Thibaut Pinot në etapën e 14-të, Alaphilippe vazhdon të kryesojë  - Bota Sot
Triumfoi Thibaut Pinot në etapën e 14-të, Alaphilippe vazhdon të kryesojë 

Çiklizëm

Triumfoi Thibaut Pinot në etapën e 14-të, Alaphilippe vazhdon të kryesojë 

Nga: Fazli Berisha Më: 20 korrik 2019 Në ora: 17:58
Triumfoi Thibaut Pinot

Çiklizëm: Tour de France-edicioni i 106-të-etapa e 14-të
Është zhvilluar një etapë tejet e vështirë malore, ku përfundimi ishte në 2.115 metra lartësi në Tourmalet që ishte një sfidë e madhe për çiklistët. Sidoqoftë çiklisti francez Thibaut Pinot u tragua i fortë dhe i shpejtë, i cili në shtegun malor Tarbes - Tourmalet Barèges të gjatë 117.5 kilometra e përshkoi për 3h10'20'', duke lënë në pozitën e 2-të kryesuesin Julian Alaphilippe dhe në pozitën e tretë holandezin Steven Kruijswijk.

Image

Për Pinot kjo është etapa e tretë që e fiton pas asaj më 2012 dhe më 2015.
Kryesimin edhe pas etapës së 14-të e ka çiklisti francez Julian Alaphilippe  që ka thelluar epërsinë me kohë 56h11' 29'', ndaj kampionit aktual Thomas Geraint po e ndjekë në hap në pozitën e dytë me vetëm 02' 02''.  Ndërsa fanellën e gjelbër e bartë sllovaku Peret Sagan 284 pikë.

Image

Mbreti i maleve me fanellën e bardhë me pika të kuqe me 64 pikë vazhdon ta bartë  belgu Tim Wellens , ndërsa fanellën e bardhë si çiklisti më i mirë i ri është çiklisti kolumbiani  Egan Bernal  me kohë 56h14' 29''. Çiklisti më agresiv i etapës u shpallë çiklisti francez ELIE Gesbert.  

Kampioni aktual Thomas Geraint i është po e  ndjekë në hap me ngecje 02' 02”, dhe ai tha këtë mëngjes: "Julian Alaphilippe është duke shkuar tepër mirë dhe sigurisht ai është kërcënimi më i madh. Ai po udhëheq dhe ai tregoi një formë shumë të mirë” .

Presidenti Macron vizitoi etapën e14-të të Tour de France

Emmanuel Macron, Presidenti i Republikës së Francës, ka bërë një vizitë të garuesve në etapën e 14-të në Tour de France.

Image

Presidenti Macron vizitoi etapën e14-të

Ai ka ndjekur një pjesë tjetër të skenës në makinën e drejtorit të Tourit, Christian Prudhomme. Tourmalet është një vend i veçantë në zemrën e Macronit, pasi shpesh ishte vendi i pushimeve të tij gjatë fëmijërisë së tij.

Të dielën çiklistët garojnë për etapën 15-të në shtegun malor Limoux - Foix Prat d'Albis të gjatë 185 kilometra. Çiklistët nisën nga qyteti Limoux me 10.670 Ekonomia: Vreshtaria, bodrumet bashkëpunuese të Blanquette dhe Crémant de Limoux, tourismbanorë me Ekonomi: vreshtari, bodrumet bashkëpunuese të Blanquette dhe Crémant de Limoux, turizëm Sport: 63 klube, 5.500 anëtarë. Klubi fluturues: 13 Limouxin (ligë regbi Nat.1). Çiklizmi: Jeune Cyclisme Haute Vallée de l'Aude, Cyclo Club Limoux (organizator i Cyclomontagnarde e Limoux në Pyrénées Audoises), VTT Limoux. Ngjarje Kulturore: Limoux karnaval (janar-prill, folklor), Toques et Clochers (fundjavë Palm, ankand për sommeliers dhe restaurateurs evropiane dhe ndërkombëtare, pastaj darkë gala), Limoux Brass Festival (Maj, xhaz dhe muzikë botërore), Night Fricassee Gusht), Festivali Vine dhe Terroir (gusht, prodhuesit vendor), Bulles Sonores Festival (Nëntor, shanson), Panairi i Fat (Nëntor). garuesit e përfundojnë garën në qytetin Foix Prat d'Albis me 10.050 banorë me  Ekonomia: qyteti administrativ, 4 zona të aktivitetit ekonomik plus qendra e qytetit. Qendra Universitare: Instituti i Lartë i Turizmit të Hoteleve dhe Ushqimit, Shkolla e Lartë e Mësimdhënies dhe Edukimit. Turizmi (gati 90 000 vizitorë / vit). Sport: 46 klube sportive për 3,655 anëtarë. SHBA Fuxéenne (rugby). Stadiumi i ujit të bardhë, velodrome, dojo, zona ujore.

Image

Ngjarje Kulturore: Foix'R de Rue Festival (qershor), Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Rezistencës (Korrik), Trad'Estiu (Korrik, folklorik Occitan), Foix Jazz (Korrik), Foix Toka e Historisë (gusht, Festivali (gusht), Festivali Foix me fishekzjarrë të shtënë nga kalaja (shtator).

Renditja pas etapës së 14-të

1.  THIBAUT PINOT    GROUPAMA – FDJ                03H 10' 20''
2.  JULIAN ALAPHILIPPE    DECEUNINCK - QUICK - STEP    03H 10' 26''
3.  STEVEN KRUIJSWIJK    TEAM JUMBO - VISMA        03H 10' 26''
4.  EMANUEL BUCHMANN     BORA – HANSGROHE        03H 10' 28''
5.  EGAN BERNAL    TEAM INEOS                    03H 10' 28''
6.  MIKEL LANDA MEANA    MOVISTAR TEAM            03H 10' 34''
7.  RIGOBERTO URAN    EF EDUCATION FIRST        03H 10' 50''
8.  GERAINT THOMAS    TEAM INEOS                03H 10' 56''
9.  WARREN BARGUIL    TEAM ARKEA – SAMSIC        03H 10' 58''
10. JAKOB FUGLSANG        ASTANA PRO TEAM    03H 11' 13''

Renditja e përgjithshme

1.  JULIAN ALAPHILIPPE    DECEUNINCK - QUICK - STEP    56H 11' 29''
2.  GERAINT THOMAS        TEAM INEOS            56H 13' 31''    
3.  STEVEN KRUIJSWIJK      TEAM JUMBO – VISMA        56H 13' 43''    
4.  EGAN BERNAL    TEAM INEOS                    56H 14' 29''
5.  EMANUEL BUCHMANN      BORA – HANSGROHE        56H 14' 41''    
6.  THIBAUT PINOT        GROUPAMA – FDJ            56H 14' 41''
7.  RIGOBERTO URAN     EDUCATION FIRST            56H 15' 53''
8.  JAKOB FUGLSANG    ASTANA PRO TEAM        56H 16' 51''
9.  ALEJANDRO VALVERDE    MOVISTAR TEAM        56H 16' 56''
10.  ENRIC MAS    DECEUNINCK - QUICK – STEP        56H 17' 07''    

Renditja e ekipeve

1. MOVISTAR TEAM        169H 02' 15''    
2. TREK - SEGAFREDO    169H 13' 20''    
3. BORA - HANSGROHE    169H 27' 25''    
4. TEAM JUMBO - VISMA    169H 29' 24''    
5. TEAM INEOS        169H 34' 00'

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...