Kosova organizon garën ndërkombëtare në Çiklizëm

Çiklizëm

Kosova organizon garën ndërkombëtare në Çiklizëm

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 06:40
Ilustrim

Federata e Çiklizmit të Kosovës mban një konferencë për media për të informuar lidhur me garën ndërkombëtare te Rrethit të Kosovës në Çiklizëm e cila këtë vit është edhe garë poentuese sipas kritereve të UCI-t për çiklistët pjesëmarrës.

Ngritja e nivelit garues të Rrethit të Kosovës në çiklizëm ka bërë që shumë ekipe nga mbarë bota të jenë pjesëmarrës për të garuar dhe për tu poentuar me pikë të UCI-t.

Në këtë konferencë do të jenë pjesëmarrës të gjithë akterët kryesor të organizimit të cilët do të japin informatat finale rreth përgatitjeve, oraret e garës, ekipet pjesëmarrëse, sponsorët e garës, etapat, hartat dhe institucionet të cilat janë të përfshira në organizimin e kësaj gare.

Rrethi i Kosovës në Çiklizëm do të ketë tri etapa garuese që do të mbahen prej datës 26 korrik deri me 28 korrik ku edhe do të kemi rezultatet e përgjithshme të garës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat