Etapa e dytë për Caleb Ewan, vazhdon të kryesojë  Alaphilippe 

Çiklizëm

Etapa e dytë për Caleb Ewan, vazhdon të kryesojë  Alaphilippe 

Nga: Fazli Berisha Më: 23 korrik 2019 Në ora: 18:28
Etapa e dytë për Caleb Ewan, vazhdon të kryesojë  Alaphilippe 

Çiklizëm: Tour de France-edicioni i 106-të-etapa e 16-të

Ndonëse me një mot me vapë të madhe deri në 37 gradë celsius, çiklisti nga Australia  Caleb Ewan,  etapën e 16-të, në shtegun e sheshtë Nîmes - Nîmes të gjatë 177 kilometra,  e përshkoi për 3h57'08'', duke lënë në pozitën e 2-të italianin Elia Viviani dhe holandezin Dylan Groenewegen në vendin e tretë.

Image

Pas fitores së dytë Caleb Ewan, u shpreh: “Për të fituar një etapë ishte një ëndërr, tani kam fituar dy.

Të jem i sinqertë, sot u ndjeva aq keq. Vapa  me të vërtetë më goditi, por kam pasur disa motive shtesë me praninë e gruas sime dhe vajzës sime. Unë nuk isha në pozicionin ideal me 1 km për të shkuar, por unë e ndoqa Quick Step shumë mirë dhe erdhi nga prapa. Unë nuk e kuptoj çfarë po ndodh me mua.

Është një ëndërr të jesh këtu në Tour de France. Ishte tashmë një ëndërr e madhe për të fituar një fazë, tani kam fituar dy, por nuk mund ta besoj”. Kryesimin edhe pas etapës së 16-të e ka çiklisti francez Julian Alaphilippe  që ka epërsinë kohë 64h57'30'', ndaj kampionit aktual Thomas Geraint, vazhdon me ngecje 01'47''.  

Image

Ndërsa fanellën e gjelbër e bartë sllovaku Peret Sagan 309 pikë. Mbreti i maleve me fanellën e bardhë me pika të kuqe me 64 pikë vazhdon ta bartë  belgu Tim Wellens , ndërsa fanellën e bardhë si çiklisti më i mirë i ri është çiklisti kolumbiani  Egan Bernal  me kohë 64h59'32''. Çiklisti më agresiv i etapës u shpallë çiklisti francez Alexis Gougeard.  

Kampioni aktual Thomas Geraint që po e  ndjekë në hap kryesuesin me ngecje prej +01 47” dhe shpreson ta zvogëlojë në etapat vijuese ndonëse është e vështirë. Të mërkurën çiklistët garojnë për etapën 17-të në shtegun kodrinor Pont du Gard - Gap të gjatë 200 kilometra.

Image

Çiklistët nisën nga vendi i quajtur Pont du Gard, një vend i vendosur në tokën e tre komunave, Castillon-du-Gard, Remoulins dhe Vers-Pont-du-Gard. Spor: Pont du Gard është një zonë sportive natyrore (çiklizëm, granos fondos, biçikletë malore, kalë ose shëtitje këmbësorësh). Objekte të Kulturësl: Pont du Gard, i vendosur në rezervën e biosferës së Gorges du Gardon, është një nga tre vendet në Gard të listuara si një vend i Trashëgimisë Botërore nga UNESCO me kishën abattiale të Shën Gilles dhe pastoralism në Cevennes dhe Causse.

Ndërkaq, garuesit e mbyllin garën në qytetin Gap me 42.600 Ekonomia: turizmi, administrata, banka, spitali. Kapitali tregtar i Hautes-Alpes dhe Alpet Jugore, me 2.000 kompani dhe 20.000 punë kryesisht terciare. Bujqësia: mbarështimi i qengjave alpine, prodhimi i frutave, vreshtaria (një varietet unik në botë, Mollard), prodhimi i qumështit dhe drithërave, arborikultura. Sport: 17,000 anëtarë të klubit në klube si Rapaces (hokej në akull, ligë Magnus), bajlit lyonnaise (lojë me birila). Sportet ajrore: paragliding, fluturim falas në aeroportin Gap-Tallard, platforma e dytë europiane e kërcimit të parashutës. Ngjarje: Monte-Carlo Rally WRC (janar), Mountain Bike Trail Gap-Dieulefit (Maj), Gapen'cîmes (gjurmë, tetor).

Klubet e çiklistëve: Pédale Gapençaise, Vélo Club Gapençais, klubi PJPC "No Leg No Chocolate", 1 shkollë malore për biçikleta duke riorganizuar të licencuarit e klubeve 3 Gap. Ngjarje Kulturore: Tous dehors, enfin (qershor, artet e rrugëve), Festivali i Kulturës dhe Muzikës Botërore (Korrik), Eclat (s) Festivali Veror (korrik-gusht, koncerte dhe animacione falas).

Renditja pas etapës së 16-të

1. Caleb Ewan (Lotto Soudal)    03H 57' 08''
2. Elia Viviani    (Deceuninck - Quick – Step)        03H 57' 08''
3. Dylan Groenewegen (Team Jumbo – Visma)    03H 57' 08''
4. Peter Sagan (Bora – Hansgrohe)    03H 57' 08''    
5. Niccolò Bonifazio (Total Direct Energie)    03H 57' 08''
6. Michael Matthews (Team Sunweb)    03H 57' 08''    
7. Matteo Trentin (Mitchelton – Scott)    03H 57' 08''    
8. Jasper Stuyven (Trek – Segafredo)    03H 57' 08''    
9. Alexander Kristoff (AE Team Emirates)    03H 57' 08''
10. Andrea Pasqualon (Wanty – Gobert)    03H 57' 08''

Renditja e përgjithshme

1. Julian Alaphilippe (Deceuninck - Quick – Step)    64H 57' 30''
2. Geraint Thomas (Team Ineos)    64H 59' 05''
3. Steven Kruijswijk (Team Jumbo – Visma)    64H 59' 17''
4. Thibaut Pinot (Groupama – FDJ)        64H 59' 20'''
5. Egan Bernal (Team Ineos    )    64H 59' 32''
6. Emanuel Buchmann (Bora – Hansgrohe)    64H 59' 44''
7. Mikel Landa Meana (Movistar Team)    65H 02' 24''
8. Alejandro Valverde (Movistar Team)    65H 02' 30''    
9. Rigoberto Uran (EF Education First)    65H 03' 03''
10. Richie Porte (131 Trek – Segafredo)    65H 04' 00''    

Renditja e ekipeve

1. Movistar Team    195H 19' 44''
2. Trek - Segafredo    195H 50' 29''
3. Team Ineos    195H 50' 38''
4. Groupama - FDJ    195H 57' 08''
5. Team Jumbo - Visma    196H 09' 52'

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat