Nairo Quintana ngadhënjeu në etapën e 18-të, Alaphilippe sigurt drejt titullit

Çiklizëm

Nairo Quintana ngadhënjeu në etapën e 18-të, Alaphilippe sigurt drejt titullit

Nga: Fazli Berisha Më: 25 korrik 2019 Në ora: 18:40
Nairo Quintana ngadhënjeu në etapën e 18-të, Alaphilippe sigurt drejt titullit

Çiklizëm: Tour de France-edicioni i 106-të-etapa e 18-të
Mbase ky është shtegu më i vështirë malor gjatë këtij edicioni,  ku janë tri ngjitje të larta,  i pari në Col De Vars në 2109 metra lartësi, i dyti në Col D'Izoard në 2360 metra dhe i treti Col Du Galibier me 3642 metra lartësi mbidetare, që ka paraqitur vështirësi të mëdha në këtë vapë të madhe për çiklistët.

Image

Ishte çiklisti nga Kolumbia Nairo Quintana, që u tregua më i shpejti pasi shtegun malor Embrun - Valloire të gjatë 208 kilometra, e përshkoi për 05h34'15'', duke lënë në pozitën e 2-të francezin Romain Bardet dhe kazakun Alexey Lutsenko në vendin e tretë.

Kryesimin edhe pas etapës së 18-të e ka çiklisti francez Julian Alaphilippe  po kryeson me kohë prej 75h18'49'', e në vendin e dytë tash është kolumbiani Egan Bermal 01'30'' shoku i skuadrës së Thomas Geraint.

Ndërsa fanellën e gjelbër e bartë sllovaku Peter Sagan 309 pikë. Mbreti i maleve me fanellën e bardhë me pika të kuqe me 79 pikë tash e bartë  francezi Romain Bardet, ndërsa fanellën e bardhë si çiklisti më i mirë i ri është çiklisti kolumbiani  Egan Bernal  me kohë 75h20'19''.

Çiklisti më agresiv i etapës ishte çiklisti belgu Greg Van Avermaet.  Kampioni aktual Thomas Geraint po vazhdon ta ndjekë në hap kryesuesin me ngecje prej +01 47” duke shpresuar ta zvogëlojë në etapat deri në fund, ndonëse është e vështirë. Të premten çiklistët garojnë për etapën 19-të në shtegun malor Saint-Jean-de-Maurienne - Tignes të gjatë 126.5 kilometra.

Image

Çiklistët nisën nga Saint-Jean-de-Maurienne, qytet me 8.200 dhe një Ekonomia: metalurgji (alumin, Trimet comany). Lidhje e fortë ekonomike me Italinë (1h30 nga Torino). Turizmi. Sport: rreth tridhjetë klube (2,320 anëtarë). Ngjarje: çdo vit një lojë e Chambéry Savoie Hendboll, Maurienne Bike Festival (qershor), 10 km të St-Jean (tetor, drejtimin).

Image

Ngjarje Kulturore: Java Kulturore (Maj, shfaqje, koncert), festa de la Saint-Jean (qershor), Takimi i Arteve të Cloister (korrik). Garuesit e përfundojnë këtë etapë në qytetin Tignes me 2.400 banorë dhe një Ekonomia: Qyteti turistik, pushimi turistik dimëror dhe veror (27.000 shtretër turistik), zona ski Jean-Claude Killy (300 km shpatet, 75 ashensorë, 900 topa borë). Diga e EDF. Sport: Albertville Lojrat Olimpike Ngjarjet Artistike, Organizimi i Lojërave Paraolimpike (1992), Kampionati Botëror në Ski Artistik dhe Akrobatik (1986), Rruga dhe Fusha e Hapur (janar), La Revue (Touring Ski), Etoiles du sport (takim midis shpresave dhe kampionëve e sportit francez).

Image

Klubet e çiklizmit: Tignes Bike Club. Festat: Pop rock Viti i Ri (janar, kati i vallëzimit, 25.000 njerëz), Krenaria Evropiane e Snowit dhe Pride Gay (Mars), Live Në Tignes nga Francofolies (prill, koncerte falas në shpatet), Black Shoes (prill, mbledhje dhe festim rreth telemarkut), Muzika Alp (korrik, Akademia Ndërkombëtare e Muzikës Klasike), Festivali i liqenit (gusht), Festivali malor (gusht, festivali bujqësor), panairi i verës ...   

Renditja pas etapës së 18-të
1. Nairo Quintana    (Movistar Team)    05H 34' 15''
2. Romain Bardet    (Ag2r La Mondiale)    05H 35' 50''
3. Alexey Lutsenko (Astana Pro Team)        05H 36' 43''    
4. Lennard Kämna (Team Sunweb)    05H 37' 13''
5. Damiano Caruso (Bahrain – Merida)    05H 37' 15''
6. Tiesj Benoot (Lotto Soudal)    05H 39' 01''
7. Michael Woods    (EF Education First)    05H 39' 01''
8. Egan Bernal (Team Ineos)    05H 39' 01''    
9. Serge Pauwels    (CCC Team)    05H 39' 01''
10. Steven Kruijswijk (Team Jumbo – Visma)    05H 39' 33''    

Renditja e përgjithshme

1. Julian Alaphilippe (Deceuninck - Quick – Step)    75H 18' 49''
2. Egan Bernal (Team Ineos)    75H 20' 19''
3. Geraint Thomas (Team Ineos)    75H 20' 24''
4. Steven Kruijswijk (Team Jumbo – Visma)    75H 20' 36''
5. Thibaut Pinot (Groupama – FDJ)    75H 20' 39''
6. Emanuel Buchmann (Bora – Hansgrohe)        75H 21' 03''
7. Nairo Quintana    (Movistar Team)    75H 22' 43''
8. Mikel Landa Meana (Movistar Team)    75H 23' 43''
9. Rigoberto Uran (EF Education First)    75H 24' 22''
10. Alejandro Valverde (Movistar Team)    75H 24' 47''    

Renditja e ekipeve

1. Movistar Team    226H 02' 13''    
2. Trek - Segafredo    226h 22' 51''    
3. EF Education First    227H 01' 24''    
4. Team Ineos    227H 02' 40''    
5. Groupama - FDJ    227H 07' 44'

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat