Etapa e 15 e xhiros së Spanjës, e fiton amerikani Kuss

Çiklizëm

Etapa e 15 e xhiros së Spanjës, e fiton amerikani Kuss

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 14:28
Sepp Kuss

Etapa e 15 e xhiros së Spanjës, që është edhe një prej etapave më të fuqishme malore të evenimentit u fitua nga një çiklist që është shumë pak i njohur. Bëhet fjalë për amerikanin Sepp Kuss i skuadrës Jumbo Visma, i cili i përshkoi 154.4 km e kësaj etape të mbyllur në Santuario del Acebo me kohën 4 orë 19 minuta e 4 sekonda, i ndjekur në vendin e dytë nga Ruben Guerreiro, ndërkohë që në vendin e tretë u pozicionua britaniku i Ineos, Hart.

Përsa u përket pretendentëve për të fituar Xhiron e Spanjës, Roglic dhe Alejandro Valverde duket se bashkëpunuan me njëri tjetrin teksa i përshkuan bashkë dy ngjitjet e fundit të etapës  që e mbyllën respektivisht në vendin e 8 dhe të 9 duke fituar më shumë terrer kundrejt rivalëve të tjerë.

Në fakt pas etapës së 15, Roglic e kryeson renditjen e përgjithshme me kohën 58 orë 10 minuta e 32 sekonda, me Valverden që është i dyti me 2 minuta e 25 sekonda më shumë, ndërkohë që diferenca me Pogaçar në vendin e tretë shkoi në 3 minuta e 42 sekonda.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat