Pasi operacioni i zgjati shtatë orë... - Bota Sot
Pasi operacioni i zgjati shtatë orë...

Çiklizëm

Pasi operacioni i zgjati shtatë orë...

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 14:13
Pasi operacioni i zgjati shtatë orë...

Pas 7 orësh operacion, çiklisti kolumbian Rigoberto Uran është jashtë rrezikut për jetën. 32-vjeçari u përfshi në një aksident gjatë etapës së 6-të të Vueltës së Spanjës, ku pësoi dëmtime të shumta.

Nga reparti i terapisë intensive në spitalin e Barcelonës, ku dhe kreu operacionin, Uran postoi sot foton e parë pas ndërhyrjes kirurgjikale. Mushkëria ishte në gjendje kritike pas operacionit, por tani gjërat janë mirë.

“Miqtë e mi, jeta dhe biçikleta gjithnjë më kanë vënë në prova të vështira, por kurrë më parë si këtë herë. Pas 7 orësh operacion doktori më tha se gjithçka shkoi mirë.

Për të gjithë frika ishte e madhe. Brinjët, klavikula, mushkëria dhe shpatulla janë në gjendje të mirë. Doktori thotë se është një mrekulli që jam ende gjallë. Ju faleminderit për mbështetjet dhe lutjet tuaja”, shkruan Rigoberto Uran.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...