Nuk ndërroi jetë nga mbidoza - Bota Sot
Nuk ndërroi jetë nga mbidoza

Çiklizëm

Nuk ndërroi jetë nga mbidoza

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 17:22
Nuk ndërroi jetë nga mbidoza

Çiklisti italian, Marko Pantani, ndërroi jetë në vitin 2004 në moshën 34-vjeçare, teksa u gjet në dhomën e hotelit ku po qëndronte, i vdekur.pantani

Asokohe u tha se çiklisti kishte ndërruar jetë për shkak të mbidozës, por shpërndarësi i drogës, Fabio Miradosa, i cili i shiti Pantanit, dozën e fundit mohon se ai ka ndërruar jetë nga mbidoza.
Miradosa shprehet se Pantanin e kanë vrarë dhe më pas kanë thënë se ndërroi jetë nga kokaina: “Marko nuk vdiq nga kokaina, atë e vranë.

Ndoshta ata që e vranë nuk donin ta bënin atë, por ai u vra. Nuk e di pse në atë kohë gjykata dhe policia nuk i shkuan deri në fund kësaj çështje. Ata thanë se Marko kishte ndërruar jetë nga mbidoza, por unë jam i bindur se atë e vranë.”, u shpreh Miradosa.

Ky rrëfim mund të ngjallë shumë polemika në Itali, pasi duket se autoritetet kanë fshehur ngjarjen, diçka të njëjtë që ka pretenduar më parë edhe nëna e çiklistit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...