Federata e Çiklizmit e Kosovës shpalli më të mirët për vitin 2019. Në ceremoninë që u organizua në hotelin “Sirius” në Prishtinë, epiteti i më të mirit i takoi Blerton Nuhës, çiklist i Kastriotit të Ferizajt. Nuha ndihet i lumtur që u zgjodh më i miri ndër më të mirët dhe zotohet se gjatë këtij viti do të tregojë suksese edhe më të mira.
Në kategorinë Road Race – kadetet, më i miri u shpall Ilirian Emërllahu (Kastrioti), ndër më të mirët janë Granit Krasniqi (AS Prishtina) e Ivo Domgjoni (Prizreni), ndërsa te kadetet kronometër laureat i vitit është Granit Krasniqi (AS Prishtina), ndër më të mirët Ivo Domgjoni (Prizreni) e Andi Lama (Gjakova 137). Te juniorët - Road Race, Domenik Domgjoni i Prizrenit, u zgjodh më i miri, pasojnë Ilir Muja (Prizreni), Qëndrim Burrniku (Kastrioti) dhe në kronometër Qëndrim Burrniku (Kastrioti), i ka takuar kurora e më të mirit, ndër më të mirët janë edhe Ilir Muja (Prizreni), Ognjen Petkoviq (Lepenci – Shtërpce).
Për U-23 kronometer, Zani Sylhasi (Gjakova 137) u shpall çiklisti më i mirë, ndër tre më të mirët janë Samir Hasani (Trepça) e Shpirtim Berisha, ndërkaq te U-23 Road Race, Samir Hasani i Trepçës është më i miri, i dyti është Zani Sylhasi (Gjakova 137). Në Elite Road Race, Blerton Nuha (Kastrioti), është më i miri, pasojnë Dragan Nikolçeviç (Lepenci- Shtrpce), i dyti është Rrahim Mani (AS Prishtina).
Elite Kronometer, Sahit Arllati (Gjakova 137) është më i mirë, pas tij janë Blerton Nuha (Kastrioti), Dragan Nikolçeviç (Lepenci –Shtprce). Federata ka nderuar me mirënjohje edhe shumë figura, po ashtu edhe si personalitetet e vitit Sabri Hyseni, Alekdandar Divkoviç, Flurim Shala, Rafet Azemi, Mexhid Zaskoku, Agim Haxhija, Njazi Berisha.
Gjyqtarët më të mirë të viti u shpallën Mexhid Zaskoku e Rafet Gashi, trajneri më i mirë shpall Sabri Hyseni, pedagogu i vitit Flurim Shala; punëtori i vitit Gani Nuhaj, ndërsa klubet e vitit Kastrioti, Prizreni dhe Trepça. Kryetari i Federatës, Avni Nuha, tha se viti 2019 ka qenë një vit shumë i mirë por me bindje se ky vit do të jetë edhe më i pasur me suksese qoftë vendore qoftë në rrafshin ndërkombëtar.