Anulohet edhe turneu më i rëndësishëm i çiklizmit?

Çiklizëm

Anulohet edhe turneu më i rëndësishëm i çiklizmit?

Më: 14 prill 2020 Në ora: 11:49
Ilustrim

Tour de France duket se do të shtyhet pas masave të zgjatura të qeverisë franceze të ndalimit për tubime masive për shkak të pandemisë koronavirus.

Presidenti Emmanuel Macron tha të hënën se kufizimet në ngjarjet publike do të vazhdojnë deri në mes të korrikut.

Gara më e madhe e çiklizmit, e fituar nga Egan Bernal i ekipit Ineos vitin e kaluar, do të zhvillohet nga 27 qershori deri më 19 korrik.

Organizatorët e garave ASO janë kontaktuar për koment.

Turneu, që do të fillojë në Nice, po kontestohet nga shumë ekspertë të kësaj fushe.

Më 10 prill, trupi drejtues i çiklizmit shkurtoi stafin si rezultat i pandemisë globale.

Unioni Ndërkombëtar i Çiklistëve fajësoi shtyrjen e Lojërave Olimpike dhe Paralimpikës, plus humbjen e kalendarit të tij vjetor, për këtë veprim.

Giro d’Italia tashmë është anuluar, së bashku me garat njëditore ‘monument’: Milano-San Remo, Tour of Flanders dhe Paris-Roubaix. 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat