Tour de France shtyhet, përcaktohen datat

Çiklizëm

Tour de France shtyhet, përcaktohen datat

Më: 15 prill 2020 Në ora: 15:15
Tour de France shtyhet, përcaktohen datat

Shtyhet zyrtarisht eventi më i rëndësishëm i vitit në çiklizëm, Tour de France.

“Grande Boucle” ishte programuar të zhvillohej në qershor dhe korrik, por për shkak të COVID-19 u shty, për të nisur në fund të gushtit (29) e për të përfunduar në shtator (20), pra pasi të jetë mbyllur botërori.

Vendimi u mor pas marrëveshjes së arritur mes organizatorëve të Tour de France dhe Federatës Ndërkombëtare të Çiklizmit (UCI).

Në komunikatën e lëshuar nga “Grande Bucle” thuhet se do të shtyhet edhe turi i femrave, por ende nuk është vendosur një datë zyrtare.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat