Moment i tmerrshëm, ja si çiklisti lëndohet rëndë

Çiklizëm

Moment i tmerrshëm, ja si çiklisti lëndohet rëndë

Nga: Kemajl Goca Më: 6 gusht 2020 Në ora: 12:20
Moment trishtimi, ja si lëndohet çiklisti 

Çiklisti holandez, Fabio Jakobsen, është lënduar rëndë në një garë në Poloni.

Moment trishtues, kur çiklisti tenton ta tejkalojë bashkëkombësin e tij, ai godet rrethojën mbrojtëse dhe rrëzohet, pastaj u rrëzuan edhe disa çiklistë tjerë.

Momentin kur e godet rrethojën ka qenë në shpejtësinë 80 kilometra në orë. 

Image

"Jeta e tij është në rrezik. Ai ka humb shumë gjak dhe ka pësuar lëndime të shumta në kokë. Ne i kemi dhënë oksigjen dhe të gjitha barnat e nevojshme. Zemra e tij po funksionon normalisht", tha mjekja e garës Barbara Jershina.  

Jakobsen u përpoq të kapërcejë bashkëkombësin e tij Dylan Grenevegen duke përdorur një hapësirë të vogël mes tij dhe rrethojës mbrojtëse, por Grenevegen u kthye drejt me një shpejtësi prej 80 kilometra në orë me një bërryl të zgjatur, në mënyrë që të mbyllte kalimin e Jakobsen, i cili pati pasoja katastrofike.

Image

Jakobsen goditi rrethojën mbrojtëse.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat