Nuk grumbullohet për edicionin 2020

Çiklizëm

Nuk grumbullohet për edicionin 2020

Më: 19 gusht 2020 Në ora: 11:21
Nuk grumbullohet për edicionin 2020

Çiklisti britanik Chris Froome, 4 herë fitues i Turit të Francës (në vitet 2013, 2015, 2016 dhe 2017), nuk është grumbulluar nga skuadra e tij Ineos për edicionin 2020, që nis më 29 gusht. Bashkë me të nuk është grumbulluar edhe britaniku tjetër Geraint Thomas, fitues i këtij turneu në vitin 2018.

Duket se rezultatet e dobta të dy çiklistëve në garat e fundit përgatitore kanë bërë që skuadra e Ineos (ish-Sky) të mos mbështesë më dy çiklistët. Një lajm që ka bërë xhiron e botës, pasi bëhet fjalë për dy nga pedaluesit më të mirë të dekadës së fundit.

“Chriss ka nevojë për më shumë kohë për të shkuar në nivele e dikurshme. Ai vjet u aksidentua dhe po tregon grintë e vendosmëri për t’u rikthyer një kampion, por nuk është ende gati. Në synojmë që ai të garojë për të fituar Vueltën, ndërsa Thomas të triumfojë në Xhiron e Italisë”, tha Dave Brailsford, shefi i skuadrës së Ineos.

Për Turin e Francës të këtij viti, skuadra e Ineos synon te fitorja e 23-vjeçarit kolumbian Egan Bernal, triumfuesi i vjetshëm i Turit të Francës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat