Dy çiklistë me famë, mungojnë...

Çiklizëm

Dy çiklistë me famë, mungojnë...

Më: 19 gusht 2020 Në ora: 13:00
Dy çiklistë me famë, mungojnë në Turin e Francës 2020

Çiklisti britanik Kris From, 4 herë fitues i Turit të Francës (2013, 2015, 2016 dhe 2017), nuk është grumbulluar nga skuadra e tij “Ineos” për edicionin 2020, që nis më 29 gusht.

Bashkë me të nuk është grumbulluar edhe britaniku tjetër Zherent Tomas, fitues i këtij turneu në vitin 2018.

Arsye kryesore për mos grumbullimin e tyre janë rezultatet e dobëta të dy çiklistëve, në garat e fundit përgatitore.

Për Turin e Francës të këtij viti, skuadra e “Ineos” synon te fitorja e 23-vjeçarit kolumbian Egan Bernal, triumfuesi I edicionit të vitit të kaluar të Turit në Francë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat