Lajm i keq, anulohet gara më e madhe në Kosovë

Çiklizëm

Lajm i keq, anulohet gara më e madhe në Kosovë

Më: 21 gusht 2020 Në ora: 16:20
Lajm i keq, anulohet gara më e madhe në Kosovë

Zyrtarët e Federatës së Çiklizmit të Kosovës, me presidentin Avni Nuha, njoftojnë opinionin se anulohet gara më e madhe në vend. 

Federata e Ç̧iklizmit e Kosovës sot ka marrë lajmin e keq për anulimin e garës me prestigjioze të çiklizmit në vendin tonë, Tour of Kosova.

Lajmin e ka bërë të ditur Avni Nuha.

Nuha ka thënë se Unioni Ndërkombëtar i Çiklizmit (UCI), ua ka dërguar protokollin për zbatimin e masave anti-Covid19, i cili është i paimplementueshëm në Kosovë, për shkak të specifikave dhe rrezikut të lartë.

Andaj Federata e Çiklizmit e Kosovës, duke parë numrin e madh të rasteve të paraqitura në territorin tonë dhe interesimin e madh për pjesëmarrje nga vendet evropiane, ka konsideruar se paraqet rrezik të lartë organizimi eventual i kësaj gare këtë edicion.

Në anën tjetër, këtë fundjavë parashihej të organizohej kampionati i Kosovës, i cili në kuadër të masave të marra nga FÇK do të shtyhet për fundjavën tjetër më 29 e 30 gusht.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat