Federata Shqiptare e Çiklizmit ka organizuar dy garat e Kampionatit Kombëtar të kronometrit dhe rezistencës, gara që u zhvilluan në zonën e Belshit. Në këtë event morën pjesë çiklistët më të mirë shqiptarë, që pavarësisht kushteve të krijuara nga pandemia e Covid-19 bënë një paraqitje të mirë.
Në kategorinë elitë, kampion i vendit në të dyja disiplinat (kronometër dhe rezistencë) doli çiklisti Ylber Sefa, që tregoi një formë të mirë sportive, duke fituar konkurrencën.
Në kategorinë U-23, në garën e kronometrit triumfoi Ilia Çota i Studentit dhe Gjergj Zefi i Vllaznisë në garën e rezistencës.
Në kategorinë junior, në garën e kronometrit fitoi çiklisti Brikel Barci i Studentit dhe Ermir Pipero i Teutës në atë të rezistencës.
Së fundi, në kategorinë kadetë, si në garën e rezistencës ashtu dhe në atë të kronometrit, triumfoi çiklisti i Vllaznisë, Servet Kastrati.