Turi i Francës me masa të rrepta

Çiklizëm

Turi i Francës me masa të rrepta

Më: 25 gusht 2020 Në ora: 11:06
Turi i Francës me masa të rrepta

Çdo skuadër që do të marrë pjesë në edicionin 2020 të Turit të Francës duhet t’u nënshtrohet rregullave të forta anti-Covid që kanë miratuar organizatorët e turneut më të rëndësishëm në botë në sportin e biçikletës. Këtë vit, garat do të nisin më datën 29 gusht dhe skuadrat kanë nisur të mbërrijnë në Nisë, nga ku do të nisë turneu.

Të gjithë çiklistët dhe stafet do të testohen 2 herë para se të nisë turneu dhe në rast se një skuadër do të ketë 2 persona pozitivë brenda 7 ditësh (çiklistë, staf etj), ajo do të përjashtohet nga turneu.

Lajmin e konfirmoi Christian Prudhomme, drejtori i turit të Francës.

“Përveç testimeve që do të kryejmë pas mbërritjes në Francës së ekipeve, do të kemi një skuadër lëvizëse mjekësore që do të testojë çiklistët në çdo moment. Nëse ata kanë simptoma, atëherë skuadra do të izolohet dhe nuk do të garojë më këtë turne”, tha Prudhomme.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat