Alexey Lutsenko triumfon, Adam Yates ruan kryesimin në renditjen e përgjithshme

Çiklizëm

Alexey Lutsenko triumfon, Adam Yates ruan kryesimin në renditjen e përgjithshme

Nga: Kemajl Goca Më: 3 shtator 2020 Në ora: 18:16
Alexey Lutsenko triumfon, Adam Yates ruan kryesimin në renditjen e përgjithshme

Kampioni kombëtar i Kazakistanit Alexey Lutsenko (Astana) shënon fitore spektakolare në etapën e 6-të të edicionit të 107-të të garës së çiklizmit “Tour de France 2020”. Vërtet ishte një garë me përplot emocione dhe të paparë në rajonin jugor të Oksitanisë. 

Ai shënon fitoren e tij të parë në “Tour de France 2020” katër ditë para se mi mbushë 28 vite.

Lutsenko arriti i pari në cak me kohë të kaluar për 04.32' 34'' orë në relacionin me gjatësi të shtegut 191 kilometra (Le Teil dhe Mont Aigoual).  Ai kishte një avantazh 55 sekondë ndaj spanjollit Jesus Herrada,

Image

Jesus Herrada (Cofidis) doli i dyti dhe Greg Van Avermaet (CCC) renditet i treti, ndërsa Adam Yates (Mitchelton-Scott) mbanë fanellën e verdhë.

Nesër do të zhvillohet etapa e shtatë në relacionin Millau – Lavaur me gjatësi të shtegut 168 kilometra.

Etapa e gjashtë 
1. Alexey Lutsenko (Astana Pro Team)    04h 32' 34''-B : 18'
2. Jesus Herrada (Cofidis)    04h 33' 29'' + 00h 00' 55'' - B : 11''    -
3. Greg Van avermaet (CCC Team    ) 04h 34' 49''-+ 00h 02' 15''    B : 6''    -
4. Neilson Powless (Ef Pro Cycling)    04h 34' 51''    + 00h 02' 17'
5.  Julian Alaphilippe (Deceuninck Step) 04h 35' 26''    + 00h 02' 52''    -    -
6. Bauke Mollema (Trek – Segafredo)    04h 35' 27''- + 00h 02' 53''
7.  Michal Kwiatkowski (Ineos Grenadiers)    04h 35' 27'' - + 00h 02' 53''    -    -
8.  Egan Bernal (Ineos Grenadiers) 04h 35' 27''-+ 00h 02' 53''    -    -
9.  Richard Carapaz (Ineos Grenadiers)    04h 35' 27'' -+ 00h 02' 53''
10.  Adam Yates (Mitchelton – Scott)    04h 35' 27'' -+ 00h 02' 53''

Renditja e përgjithshme
1.Adam Yates (Mitchelton – Scott)    27h 03' 57''
2. Primozh Rogliç (Team Jumbo – Visma)    + 00h 00' 03''
3. Tadej Pogacar (UAE Team Emirates)    + 00h 00' 07''
4. Guillaume Martin (Cofidis)    + 00h 00' 09''
5. Egan Bernal (Ineos Grenadiers)    + 00h 00' 13''
6. Tom Dumoulin (Team Jumbo – Visma)    + 00h 00' 13''
7. Esteban Chaves (Mitchelton – Scott)    + 00h 00' 13''
8. Nairo Quintana (Team Arkea – Samsic)    + 00h 00' 13''
9. Romain Bardet (AG2R La Mondiale)    + 00h 00' 13''
10. Miguel Angel Lopez (Astana Pro Team)    +00h 00' 13'

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat