Negativë 166 çiklistët ende në garë, pozitiv me Covid drejtori i turneut

Çiklizëm

Negativë 166 çiklistët ende në garë, pozitiv me Covid drejtori i turneut

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 18:45
Negativë 166 çiklistët ende në garë, pozitiv me Covid drejtori i turneut

166 çiklistët ende në garë në edicionin 2020 të Turit të Francës kanë rezultuar negativë nga testi anti-Covid. Por, çuditërisht, pozitiv me koronavirus ka dalë drejtori i turneut francez të biçikletës, Christian Prudhomme.

Ka qenë ky rezultati i testeve të fundit të kryera 24 orë më parë, kur Turi ishte pushim.

Organizatorët e turneut më të rëndësishëm në botë në sportin e çiklizmit kanë bërë me dije se 166 çiklistët ende në garë në Turin e Francës 2020 kanë dalë negativë. Një lajm që gëzon pjesëmarrësit, pasi gara për trofeun vijon normalisht dhe pa pezullime.

Surpriza ka ardhur nga Prudhomme, numri 1 i turneut, që ka dalë pozitiv dhe është vendosur menjëherë në izolim. Për fat, ai nuk ka asnjë simptomë, por do të qëndrojë në karantinë, me shumë gjasa deri në fund të turneut. Frika më e madhe është se mos ai ka infektuar persona të tjerë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat