Sllovenët dominojnë në etapën e 15-të!

Çiklizëm

Sllovenët dominojnë në etapën e 15-të!

Nga: Kemajl Goca Më: 13 shtator 2020 Në ora: 18:18
Sllovenët dominojnë në etapën e 15-të!

Çiklisti slloven Tadej Pogacar arriti fitoren e tij të dytë gjatë këtij edicioni të “Tour de France”.

Sllovenët e dominuan etapën e 15-të përkatësisht etapën malore me gjatësi të shtegut 174.5 kilometra, në relacionin Grand Colombier. Pogacar (UAE Team Emirates) zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 04:34:13 orë, duke e lënë pas vetes bashkëkombësin e tij Primozh Rogliç. I treti është australian Richie Port, pesë sekonda pas.

Gara për titullin e “Tour de France” po zhvillohet në mes të dy sllovenëve, ndërsa kampioni i vitit të kaluar, kolumbiani Egan Bernal, ngec për dallim nga lideri i përgjithshëm në renditje. Në klasifikimin e përgjithshëm, Rogliç kryeson para Pogacar me një avantazh prej 40 sekondash. 

Kampioni në fuqi Egan Bernal (Ineos) humb gjasat për vend të parë, ndërsa Rogliç e mban fanellën e verdhë.

Etapa e 15-të
1. Tadej Pogacar (UAE Team Emirates)    04:34:13
2. Primoz Rogliç (Team Jumbo-Visma)    
3. Richie Porte (Trek-Segafredo)    00:00:05
4. Miguel Angel Lopez Moreno (Astana Pro Team)    00:00:08
5. Enric Mas Nicolau (Movistar Team)    00:00:15
6. Sepp Kuss (Team Jumbo-Visma)    00:00:15
7. Mikel Landa Meana (Bahrain McLaren)    00:00:15
8. Adam Yates (Mitchelton-Scott)        00:00:15
9. Rigoberto Uran (EF Pro Cycling)    00:00:18
10. Alejandro Valverde (Movistar Team)    00:00:24

Renditja e përgjithshme 
1. Primoz Roglic (Slo) Team Jumbo-Visma    65:37:07
2. Tadej Pogacar (UAE Team Emirates)    00:00:40
3. Rigoberto Uran (EF Pro Cycling)    00:01:34
4. Miguel Angel Lopez Moreno (Astana Pro Team)        00:01:45
5. Adam Yates (Mitchelton-Scott)        00:02:03
6. Richie Porte (Trek-Segafredo)    00:02:13
7. Mikel Landa Meana (Bahrain McLaren)    00:02:16
8. Enric Mas Nicolau (Movistar Team)    00:03:15
9. Nairo Quintana (Team Arkea-Samsic)    00:05:08
10. Tom Dumoulin (Team Jumbo-Visma)    00:05:12

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat