Kryhen 785 teste anti-Covid, organizatorët japin lajmin e mirë

Çiklizëm

Kryhen 785 teste anti-Covid, organizatorët japin lajmin e mirë

Më: 15 shtator 2020 Në ora: 17:33
Kryhen 785 teste anti-Covid, organizatorët japin lajmin e mirë

Në përfundim të etapës së 15-të të Turit të Francës është bërë një tjetër testim i përgjithshëm i çiklistëve.

Në total, janë testuar 785 persona (çiklistë dhe staf drejtues) dhe nuk ka dalë asnjë pozitiv me Covid-19.

Stafi mjekësor që shoqëron Turin, në bashkëpunim me kompaninë Unilab ka konfirmuar se situata është normale dhe asnjë çiklist nuk ka dalë pozitiv. Lajmin e konfirmoi e përditshmja franceze “L’Equipe”.

Për pasojë, të gjithë çiklistët ende në garë vijojnë betejën për fitimin e turneut më të rëndësishëm të biçikletës në botë. Turi i Francës 2020 do të përfundojë më 20 shtator (ditën e diel) në Paris!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat