Miguel Angel Lopez fiton etapën e mundimshme, Rogliç thellon epërsinë 

Çiklizëm

Miguel Angel Lopez fiton etapën e mundimshme, Rogliç thellon epërsinë 

Nga: Kemajl Goca Më: 16 shtator 2020 Në ora: 18:18
Miguel Angel Lopez, Photograph: Stuart Franklin

Çiklisti kolumbian, Miguel Angel Lopez (Astana), triumfoi në etapën e mbretëreshës, përkatësisht të 17-tën në “Tour de France”.

Angel Lopez në një shteg më të mundimshëm me gjatësi 170 kilometra, në relacionin Grenoble / Méribel - De La Loze, zuri vendin e parë me kohë të kaluar për  04:49:08 orë, duke lënë pas çiklistët sllovenë. 

Primoz Rogliç (Team Jumbo-Visma) zuri vendin e dytë me 15 sekonda me pak se Angel Lopez dhe ka qenë më i shpejt për 15 sekonda se bashkëkombësi i tij Tadej Pogacar. 

Image

Etapa ka qenë potencialisht më e vështira në Maribel, 2,304 metra me lartësinë mbi detare. 
Primozh Rogliç thellon epërsinë në renditjen e përgjithshme ndaj Tadej Pogacar. 

Rogliç ruan fanellën e verdhë dhe ka 57 sekonda më shumë se Pogacar në renditjen e përgjithshme.
Gara e radhës do të zhvillohet nesër në relacionin La Roche-Sur-Foron, me gjatësi të shtegut 175 kilometra.

Etapa e 17-të
1. Miguel Angel Lopez Moreno (Astana Pro Team)        04:49:08
2.  Primoz Rogliç (Team Jumbo-Visma)    00:00:15
3. Tadej Pogacar (UAE Team Emirates)        00:00:30
4. Sepp Kuss (Team Jumbo-Visma)    00:00:56
5. Richie Porte (Trek-Segafredo)    00:01:01
6. Enric Mas Nicolau (Movistar Team)    00:01:12
7. Mikel Landa Meana (Bahrain McLaren)    00:01:20
8. Adam Yates (Mitchelton-Scott)    00:01:20
9. Rigoberto Uran (EF Pro Cycling    )    00:01:59
10. Tom Dumoulin (Team Jumbo-Visma)    00:02:13

Renditja e përgjithshme 
1. Primoz Rogliç (Team Jumbo-Visma)    74:56:04
2. Tadej Pogacar (UAE Team Emirates)    00:00:57
3. Miguel Angel Lopez Moreno (Astana) Pro Team    00:01:26
4. Richie Porte (Trek-Segafredo)    00:03:05
5. Adam Yates (Mitchelton-Scott)        00:03:14
6. Rigoberto Uran (EF Pro Cycling    )    00:03:24
7. Mikel Landa Meana (Bahrain McLaren)    00:03:27
8. Enric Mas Nicolau (Movistar Team)    00:04:18
9. Tom Dumoulin (Team Jumbo-Visma)    00:07:23
10. Alejandro Valverde (Movistar Team)    00:09:31

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat