Senzacion, 21-vjeçari Tadej Pogacar, mbret i Tour de France

Çiklizëm

Senzacion, 21-vjeçari Tadej Pogacar, mbret i Tour de France

Nga: Kemajl Goca Më: 19 shtator 2020 Në ora: 19:31
Senzacion, 21-vjeçari Pogacar, mbret i Tour de France

Çiklisti slloven, Tadej Pogacar, mbret i Tour de France 2020, shkruan gazeta sllovene “rtvslo.si”. 

“Ai e nget biçikletën si një makinë, kaloi Primozh Rogliçin me gati dy minuta epërsi dhe veshi fanellën e verdhë. 21-vjeçari është fituesi i Tour de France”, shkruan më tej medium slloven. 

Pogacar (21 vjeç) shkroi historinë e Turit me një paraqitje epike.

Image

Ai është slloveni i parë që fiton garën më të madhe të çiklizmit, edicionin e 107-të të Tour de France. Ai u bë kampioni i dytë më i ri i Tour-it në histori, shkruajnë mediat e huaja. 

Tadej Pogacar kaloi bashkëkombësin e tij Primozh Rogliç dhe do të bëhet kampioni më i ri i Tour de France që nga viti 1904, i dyti më i ri në histori dhe kampioni i parë slloven.

Image

Të hënën me 21 shtator, ai mbush fiks 22 vjet!

Është fitues i etapës kryesore të 20-të, kronometri malor (36.2 kilometra) të La Planche de Belle Fiel. Fituesi i etapës, Pogacar, arriti kohë më të mirë për një minutë e 56 sekonda krahasuar me favoritin Rogliç. Kampioni i ri arriti një rezultat që ishte një minutë e 21 sekonda më i mirë se holandezi Tom Dumulan, favoriti i etapës dhe ish-kampioni i Giro d'Italia.

"Në të vërtetë, ëndrra ime ishte thjesht të isha në Tour de France. Kjo është e pabesueshme”, ka thënë Pagacar.

Nesër është etapa e fundit përkatësisht e 21-të, në relacionin Mantes-La-Jolie - Paris Champs-Élyséesn me gjatësi të shtegut 122 kilometra.
 
Etapa e 20-të
1. Tadej Pogacar (UAE Team Emirates)    00:55:55
2. Tom Dumoulin (Team Jumbo-Visma)    00:01:21
3. Richie Porte (Trek-Segafredo)    00:01:21
4. Wout van Aert (Team Jumbo-Visma)        00:01:31
5. Primoz Rogliç (Team Jumbo-Visma)    00:01:56
6. Rémi Cavagna (Deceuninck-Quickstep)    00:01:59
7. Damiano Caruso (Bahrain McLaren)    00:02:29
8. David De la Cruz Melgarejo (UAE Team Emirates)    00:02:40
9. Enric Mas Nicolau (Movistar Team)    00:02:45
10. igoberto Uran (EF Pro Cycling)    00:02:54

Renditja e përgjithshme
1. Tadej Pogacar (UAE Team Emirates)    84:26:33
2. Primoz Roglic (Team Jumbo-Visma)    00:00:59
3. Richie Porte (Trek-Segafredo)    00:03:30
4. Mikel Landa Meana (Bahrain McLaren)    00:05:58
5. Enric Mas Nicolau (Movistar Team)    00:06:07
6. Miguel Angel Lopez Moreno (Astana Pro Team)        00:06:47
7. Tom Dumoulin (Team Jumbo-Visma)    00:07:48
8. Rigoberto Uran (EF Pro Cycling)    00:08:02
9. Adam Yates (Mitchelton-Scott)        00:09:25
10. Damiano Caruso (Bahrain McLaren)    00:14:03

Renditja ekipore
1. Movistar Team    253:34:22
2.  Team Jumbo-Visma    00:18:31
3. Bahrain McLaren    00:57:10
4. EF Pro Cycling    01:16:43
5. Ineos Grenadiers    01:30:58
6. Trek-Segafredo    01:39:39
7. Astana Pro Team    01:47:15
8. AG2R la Mondiale    02:58:26
9. UAE Team Emirates    03:06:46
10. Mitchelton-Scott    03:25:10

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat