Fanella e verdhë e kampionit të Tour de France, u shit për 47 mijë euro

Çiklizëm

Fanella e verdhë e kampionit të Tour de France, u shit për 47 mijë euro

Nga: K.Goca Më: 25 shtator 2020 Në ora: 17:19
Fanella e verdhë e kampionit të Tour de France, u shit për 47 mijë euro

Fanella e verdhë e kampionit të Tour de France, sllovenit Tadej Pogacar, u shit sot për 47,000 euro në një ankand bamirësie të organizuar nga “Radio Publike Sllovene”.

Fanella e Pogacar u ble nga një biznesmen slloven.

Organizatorët thanë se paratë do të përdoren për të mbështetur sportistët e rinj të talentuar që vijnë nga familjet e varfra në Slloveni, raporton media malazeze "Vijesti".

Të dielën e kaluar, 22-vjeçari Pogacar u bë fituesi më i ri në historinë 116-vjeçare të turneut Tour de France. Ai përfundoi i pari në renditjen e përgjithshme para bashkëkombësit të tij Primozh Rogliç.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat