Koronavirus ndalon garën klasike të çiklizmit

Çiklizëm

Koronavirus ndalon garën klasike të çiklizmit

Më: 9 tetor 2020 Në ora: 19:03
Koronavirus ndalon garën klasike të çiklizmit

Edicioni nr.118 i garës klasike të çiklizmit Paris-Roubaix, e planifikuar për t’u zhvilluar më 25 tetor në Francë, është anulluar nga organizatorët, për shkak të koronavirus. Fillimisht kjo garë ishte planifikuar më 12 prill, por u shty.

Shtimi i rasteve të reja më Covid-19 dhe veçanërisht situata problematike në Lilë, ku zhvillohet gara, ka bërë që një nga garat klasike të sportit të biçikletës të anullohet.

Vendimi është marrë është pas kërkesës që ka ardhur nga Ministria e Shëndetësisë së Francës për të pezulluar garën. Ndërkohë që, edhe prefektët e disa komunave në veri të Francës kanë qenë pro anullimit të garës.

Kjo garë është e njohur për rrugëtimin e saj në një zonë me kalldrëm. Prite që ky edicion të zhvillohet më 11 prill 2021.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat