Tërhiqet edhe skuadra e dytë

Çiklizëm

Tërhiqet edhe skuadra e dytë

Më: 14 tetor 2020 Në ora: 14:47
Tërhiqet edhe skuadra e dytë

Pandemia Covid-19 po kërcënon seriozisht zhvillimin normal të edicionit nr.103 të Xhiros së Italisë. Sot po zhvillohet etapa nr.11 e turneut të biçikletës, por që tani dy skuadra janë tërhequr nga gara për shkak të koronavirus.

Një ditë më parë u tërhoq nga turneu skuadra e Mitchelton-Scott, pasi 4 pjesëtarë të stafit (1 prej të cilëve çiklist) dolën pozitivë.

Ndërsa sot i ka thënë para kohe “lamtumirë” turneut edhe ekpi i Jumbo-Visma, që gjithashtu ka disa persona të infektuar nga koronavirus.

Për turneun italian të çiklizimit kjo është një humbje e madhe, pasi bie ndjeshëm numri i konkurrentëve në garë. Gjithsesi, organizatorët po respektojnë normat anti-Covid dhe të gjithë personat e infektuar aktualisht janë në karantinë. Gara vijon normalisht, por hija e Covid vijon ende të kërcënojë përfundimin e Xhiros së Italisë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat