Çiklisti përplaset me motorin dhe fluturon në rrugë

Çiklizëm

Çiklisti përplaset me motorin dhe fluturon në rrugë

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 11:11
Çiklisti përplaset me motorin dhe fluturon në rrugë

Një aksident i frikshëm i ka ndodhur çiklistit francez Julian Alaphilippe, gjatë edicionit 2020 të “Tour des Flandres”.

Ai ishte në krye të garës bashkë me Van der Poel dhe Van Aert, kur papritur u përplas me motorin e jurisë së garës.

Një aksident disi i papritur, pasi dy kolegët e tij e shmangën motorin, ndërsa Alaphilippe përplasi bërrylin me motorin dhe më pas fluturoi në ajër dhe u rrëzua në tokë.

Francezi ra në tokë me dhimbje të shumta dhe siç u raportua më vonë kishte pësuar një frakturë të dyfishtë në dorën e djathtë.

Çiklisti Julian Alaphilippe është kampion bote.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat