Probleme edhe në çiklizëm

Çiklizëm

Probleme edhe në çiklizëm

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 15:33
Probleme edhe në çiklizëm

Dy raste të reja të koronavirus janë regjistruar në edicionin 2020 të Xhiros së Italisë.

Njëri prej personave është çiklisti kolumbian Fernando Gaviria, i skuadrës UAE Emirates. Ndërsa personi i dytë është një anëtar i stafit të skuadrës AG2R-La Mondiale.

Të dy këta persona u janë besuar stafeve mjekësore të skuadrave përkatëse dhe janë në izolim. Kolumbiani Gaviria është përjashtuar menjëherë nga gara. Interesant fakti se ai ka qenë pozitiv edhe në shkurt të këtij viti dhe ishte shëruar plotësisht.

Tamponët e fundit në Xhiron e Italisë janë kryer në datat 18-19 tetor.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat